Gjiknuri: Mund të privatizojmë 25% të OSHEE, kompania ka nevojë për investime

Gjiknuri: Mund të privatizojmë 25% të OSHEE, kompania ka nevojë për investime

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri në emisionin ‘Repolitix’

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri i ftuar në emisionin ‘Repolitix’ të drejtuar nga Denis Minga në Report Tv deklaroi se 25% e OSHEE mund të privatizohet, pasi kompania ka nevojë për investime.

Çmimi për konsumatorët nuk do të rritet, brenda tarifave të miratuara menaxhojmë një sektor shumë të vështirë. Mund të kemi një privatizim jo më shumë se 25% të OSHEE, pasi ka nevojë për kapital për investime. Nuk është se e ndava, por po mendojmë për një paketë me investitorët strategjikë.

Nuk mund të krahasohet me qeverinë Berisha.  Të dhënat e OSHEE janë shumë herë më të përmirësuara. Humbjet janë në nivelet më të ulëta nën 27%, nuk kanë qenë ndonjëherë në këto nivele. Në kohën e Berishës në 2009 humbjet ishin 34%.

 

Damian Gjiknuri

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'