Gjiknuri në Dibër: Veprimet e
Xhelilit s’përfaqësojnë moralin e PS

Gjiknuri në Dibër: Veprimet e<br />Xhelilit s’përfaqësojnë moralin e PS
Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri, në cilësinë e koordinatorit të Partisë Socialiste për Qarkun Dibër zhvilloi sot një takim me strukturat lokale të partisë në këtë njësi administrative.

Sa i përket videoskandalit ku i përfshirë ishte kryebashkiaku i Dibrës, Shukri Xhelili tha se veprimet e tij nuk janë morali i PS.

Njëzëri distancohen nga veprimet e kryetarit të Bashkisë Dibër, tashmë të shkarkuar nga detyra prej qeverisë. Janë veprime që nuk përfaqësojnë moralin e Partisë Socialiste”, u shpreh ai.
 
Gjithashtu ai tha se është me rëndësi të ndahet çështja e individit Shukri nga Partia Socialiste sepse ajo parti fitoi bashkinë për shkak të mbështetjes së të gjithë dibranëve.
 
Qeveria shqiptare do t’i qëndrojë pranë dibranëve për të gjitha projektet e rëndësishme që ne kemi filluar”, u shpreh Gjiknuri. 

Ai gjeti rastin ti bëjë thirrje Prokurorisë t’i shkojë ngjarjes nga fillimi në fund. “Qytetarëve të Dibrës ju kërkojmë ndjesë por njëkohësisht ju bëjmë thirrje që të ndajnë Partinë Socialiste nga sjelljet e individit që nuk përfaqësojnë moralin e kësaj partie”, tha Gjiknuri.

Redaksia Online
m.ç/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Sulmohet me armë zjarri ish-futbollisti i Turqisë, plagoset në këmbë! Doli nga një emision sportiv

VIDEO/ Sulmohet me armë zjarri ish-futbollisti i Turqisë, plagoset në këmbë! Doli nga një emision sportiv