Gjiknuri: Na votoni, Kryeministri
ka projekte 8 vjeçare për Vlorën

Gjiknuri: Na votoni, Kryeministri<br />ka projekte 8 vjeçare për Vlorën
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri zhvilloi një takime me banorët e fshatrave Vranisht, Tërbaç dhe Bolenë ku prezantoi edhe kandidatin për deputet Vullnet Sinaj.
 
Gjiknuri u ndal sërish tek vepra më e rëndësishme e investimit që prek këto zona, e që ka të bëjë me Rrugën e Lumit të Vlorës.
 
“Kryeministri ka projekte 8 vjeçare për Vlorën dhe këtu e ka treguar edhe me rrugën e filluar që ka qenë një ëndërr shekullore.
 
Vërtet akoma ju nuk ja keni parë të mirat se është në ndërtim e sipër por jam i bindur se shumë shpejt do fillojë dhe loti i dytë, pra pjesa e dytë e rrugës nga Gjormi deri në Kuç.
 
Më pas do vazhdojë deri në Kudhës e Qeparo duke ju lidhur edhe me bregdetin. Pra, do lidheni dhe me Vlorën por edhe me bregdetin e kjo do sjellë zhvillim të jashtëzakonshëm”, u shpreh Gjiknuri.
 
Ai pranoi se fshatrat ende kanë probleme të shumta por vetëm qeveria e Partisë Socialiste që po jep prova se di të punojë, mund të zgjidhë ato.
 
“Fshati ka shumë probleme por problemet zgjidhen një e nga një. Ne e kemi filluar nga të mëdhatë, nga ato që sjellin zhvillim për të gjithë zonën.
 
Ne kemi qeverinë që ka dhënë prova që ka bërë gjëra dhe që thotë se nuk i kam bërë të gjitha. Kjo qeveri merr angazhim dhe mbi të gjitha kemi edhe Kryeministrin që është i lidhur me këtë qark.
 
Po e them shumë drejtpërdrejtë, qeveria e vetme socialiste do të mbajë më shumë përgjegjësi. Do të ketë më shumë investime për zonën”, theksoi Gjiknuri.
 
Kandidati për deputet Vullnet Sinaj tha se programi i Partisë Socialiste është shumë i gjërë dhe ofron perspektivën për zhvillimin e këtyre zonave.
 
“PS në programin e saj bën vepra që i shërbejnë të gjithë krahinës dhe zonës, nuk premton vende pune për një person apo një tjetër. Normalisht, do të zgjidhi problemet e fshatit dhe të zonës por jo të mbajë me hatër njërin apo afër tjetrin dhe të largojë gjithë të tjerët.
 
Partia Socialiste është një parti për të gjithë shqiptarët dhe një parti që ka treguar se me drejtimin e saj, me qeverinë e saj i ka shërbyer të gjithë njerëzve dhe elektoratit”, u shpreh Sinaj.
 
Më tej, ai u ndal tek investimi për Rrugën e Lumit të Vlorës dhe domethënien e kësaj vepre publike.
 
“Jemi dëshmitarë të kësaj rrugës që të gjithë e përmendim por vërtet është për tu admiruar, vërtet është se siç e kemi zakon, ti kthejmë mikut që na respekton një herë, respektin dy herë.
 
Duhet që tia kthejmë mirënjohjen tonë të Laberisë Edi Ramës këtë rradhë duke treguar vetitë tona që na karakterizojnë gjithmonë se mikun e duam vërtet por kur na respekton njëherë ja shpërblejmë dy herë. Do të kërkoja që në 25 Qershor PS dhe Edi Rama të ndjenin me votën e Vranishtit dhe Labërisë respekt për ta vënë sërish në detyrim mikun për katër vitet e ardhshme”, nënvizoi Sinaj.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm