Gjiknuri: Një sms e Berishës nga
Dhërmiu urdhëroi "transparencën"

Gjiknuri: Një sms e Berishës nga<br />Dhërmiu urdhëroi
TIRANË – Damian Gjiknuri, specialist për çështjet ligjore në PS, deklaroi se e ashtuquajtura transparencë e kutive të votimit, që ka vënë në punë tërë atë administratë dhe ka rezultuar pa probleme, është urdhëruar nga një mesazh i Berishës në celular, dërguar nga Dhërmiu ku ai është duke kaluar pushimet. 

I ftuar në studion e emisionit “Airport” të drejtuar nga Mira Kazhani, Gjiknuri shpjegoi aspektin ligjor të rinumërimit të kutive të votimit. "Ne nuk jemi kundër transparencës,"- tha ai, - "por me të po abuzohet, sepse po hapen pikërisht ato zona ku edhe ne e pranonim që kishte probleme. 

Rinumërimi po ndodh jo për të gjitha kutitë, por për 5-6 kuti me probleme në Lezhë, që u identifikuan nga PD-ja dhe që ne nuk i kemi kundërshtuar e kemi qenë të mendimit se këtë mund ta hetojë si shkelje ligji, Prokuroria, pasi shteti ligjor duhet të veprojë dhe keqbërësit duhet të ndëshkohen.

Me këtë që bënë, "kamikazët" politikë të Berishës krijuan një alibi politike, që mund ta përdorë më vonë edhe pushteti i mafias, por "Zotëria" nuk e zhbën dot më rezultatin me mbi 80 mandate. Berisha e pa vetë se nuk e ndryshon dot situatën me atë që bëri. I mbeti turpi që tërë ajo administratë u vu në punë nga një urdhër i tij me sms nga Dhërmiu, ku është duke kaluar pushimet, se populli, me votat e tij, këtë radhë nuk i la dorë "kamikazëve" të tij të abuzonin me votat,"- nënvizoi ai.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!