Gjiknuri pezullon aktivitetin e 37
shoqërive të tregtimit të naftës e gazit
Ministri i Energjisë dhe Industrisë Z.Damian Gjiknuri ka firmosur masën e pezullimit të aktivitetit tregtar të disa shoqërive të tregtimit me shumicë të naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre.
Në kuadër të masave për monitorimin e standardeve të cilësisë dhe tregtimit të hidrokarbureve, me propozim të Inspektoratit Qendror Teknik (IQT), Ministri i Energjisë dhe Industrisë Z.Damian Gjiknuri ka firmosur masën e pezullimit të aktivitetit tregtar të disa shoqërive të tregtimit me shumicë të naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre.
Kontrollet e Inspektoratit Qendror Teknik janë përqëndruar tek treguesit e cilësisë dhe sigurisë së tregtimit të naftës e gazit ashtu sikurse edhe tek respektimi i detyrimeve ligjore që subjektet tregtare kanë ndaj shtetit.
"Ministria e Energjisë dhe Industrisë garanton opinionin publik për vendosmërinë e saj për të kontrolluar në vijimësi tregun e hidrokarbureve me qëllim mundësimin e një furnizimi cilësor dhe të sigurtë të konsumatorëve shqiptare me naftë, gaz dhe nënproduktet e tyre", thuhet ne njoftimin per shtyp te Ministrise se Energjise.
Shoqëritë e tregtimit me shumicë, ndaj të cilave është marrë masa e pezullimit përbëjnë rreth 20% të totalit të këtyre shoqërive që ushtrojnë aktivitet në këtë fushë.
Masa e pezullimit të veprimtarisë jepet për shoqëritë e listuara më poshtë: 1. Joni MD” sh.a.
2. “Enarvi” sh.a.
3. “Halilaj Hollding Group” sh.a.
4. “A & A Oil 10” sh.a.
5. “Duçellari 2010” sh.a.
6. “Europa Park” sh.a.
7. “Albatras Oil” sh.a
8. “Ina Petrol” sh.a.
9. “Al Prima” sh.a.
10. “Gentjan 2011” sh.a.
11. “Alfa Omega Enterprise” sh.a.
12. “New Petrol” sh.a.
13. “Roberto Oil” sh.a.
14. “Lilo Petrol 2011Compani” sh.a.
15. “Isc Petroleum Compani” sh.a.
16. “EBC Oil Compani” sh.a.
17. “Niti Petrol compani” sh.a.
18. “Gramozi Oil Compani” sh.a.
19. “Albania Oil Compani 2011” sh.a.
20. “Petroleum 2011- Compani” sh.a.
21. “Lloga Oil – Compani” sh.a.
22. “Tot Trading In Oil & Transport” sh.a.
23. “Durrës Oil Internacional Logistik” sh.a.
24. “Power Sprint Oil” sh.a.
25. “Kurum Energy” sh.a.
26. “Sheng Oil” sh.a.
27. “Eurostandard Oil” sh.a.
28. “Evo Power” sh.a.
29. “Dion Petroleum” sh.a.
30. “K & E 2011” sh.a.
31. “Tangra Group” sh.a.
32. “Sarona” sh.a.
33. “East Mediterranean” sh.a.
34. “Kroj Petrol” sh.a.
35. “Gaz Power” sh.a.
36. “Tot Trading In oil & Transport” sh.a.
Për kategorinë e produkteve III/C
37. “Kalaja” sh.a.
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
81.3%
-
Të gabuar
13.5%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 5188
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Protesta në Beograd kundër Vuçiç, ministria e Brendshme serbe: Morën pjesë afro 29 mijë qytetarë
22 Dhjetor, 22:45
-
VIDEO/ Juventusi mposht 1-2 Monzën dhe rigjen fitoren pas katër barazimeve
22 Dhjetor, 22:42
-
Rrugorja intensifikon masat për parandalimin e aksidenteve, drejtori Qato apelon të respektohen rregullat gjatë fluksit të fundvitit
22 Dhjetor, 22:39
-
Tronditet Nju Jorku, burri djeg një grua në metro, ndërron jetë! Policia në kërkim të autorit
22 Dhjetor, 22:25
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
22 Dhjetor, 21:59
-
Trump: Dua të takoj Putinin sa më shpejt, edhe ai është dakord
22 Dhjetor, 21:52
-
VIDEO/ Çudira nga Kameruni, lojtarët marrin paratë në dorë para ndeshjes
22 Dhjetor, 21:27
-
Kryeministri sllovak Fico takon Putinin, në një vizitë të rrallë nga një udhëheqës i BE-së në Moskë
22 Dhjetor, 21:25
-
Serbi/ Protestuesit dhunojnë qytetarin që mbante flamurin e Bashkimit Europian (VIDEO)
22 Dhjetor, 21:18
-
VIDEO/ Dortmund fiton pas tre barazimeve dhe kap zonën evropiane
22 Dhjetor, 21:10
-
Pjesa e TRETË/ Tashmë dhe Tatimet në lëvizje për aferën 'Deco 2000' të familjarëve të Albana Vokshit
22 Dhjetor, 21:09
-
GOLAT/ Dortmund fiton 1-3 kundër Wolfsburg, Bochum merr fitoren e parë në Bundesligë
22 Dhjetor, 21:08