Gjiknuri: Qeveria e zgjedhur nga
populli largohet vetëm me votat e tij

Gjiknuri: Qeveria e zgjedhur nga<br />populli largohet vetëm me votat e tij
“Vendi ka nevojë për rotacion normal politik dhe jo rotacion të dhunshëm apo presione që vijnë nga dhuna. Një qeveri e zgjedhur nga populli mund të largohet vetëm me votat e popullit”, është kjo deklarata e Ministrit të Energjisë dhe Industrisë gjatë një inspektimi në Konispol.
  
“Çdo formë tjetër është në kundërshtim me atë çka dëshiron masa e njerëzve, çka dëshiron biznesi dhe çka dëshiron i gjithë populli shqiptar për rrugën evropiane të Shqipërisë. Duhet stabilitet, ndërtim i shtetit dhe vazhdimi i reformave, që në fund të fundit po japin rezultat. Edhe këto investime janë pikërisht rezultat i reformave shtetformuese që ka bërë qeveria Rama”, nënvizoi Gjiknuri.
 
Damian Gjiknuri ishte në Bashkinë e Konispolit ku së bashku me kryebashkiakun Shuaip Beqiri inspektuan punimet për lotin e parë të aksit rrugor “Unaza Ekonomike”.
 
Ky investim pritet të ndihmojë konsiderueshëm në fushën e bujqësisë për shkak se përmes tij bëhet kalimi i automjeteve që transportojnë rreth 15 mijë ton mandarina çdo vit. Deri më tani, rruga ishte e shkatërruar dhe mungonin tërësisht investimet duke përbërë një problem për banorët e zonës.
 
Kryebashkiaku i Konispolit tha se investimi i munguar po bëhet tashmë i mundur përmes mbështetjes së Kryeministrit Rama dhe ministrit Gjiknuri.
 
“U bë e mundur çelja e fondeve dhe fillimi i investimit, i cili për dy muaj mbaron. Do të jetë në dispozicion të të gjithë fermerëve të Bashkisë Konispol. Kjo është një rrugë që përmbledh të gjithë ekonominë e Konispolit pasi të gjitha tokat që lidh kjo rrugë janë të mbjella me mandarina dhe dru frutorë të tjerë”, u shpreh kryebashkiaku Beqiri.
 
Sipas tij, investimi mbart dhe rëndësi për turizmin pasi rruga shërben si pikë lidhjeje ndërmjet doganës së Qafë Botës dhe Parkut të Butrintit çka do të shtojë numrin e vizitorëve.
 
Ministri Gjiknuri garantoi qytetarët se investimet e shtuara për këtë zonë do të vazhdojnë edhe në vitet e ardhshme.
 
“Investimet do të jenë të shumta në infrastrukturë, në projektet e rilindjes urbane, në lidhjet me rrugët, në energjetikë. Qëllimi ynë është që e gjithë kjo zonë të kthehet në një nyje shumë të rëndësishme ekonomike por edhe turistike sepse pozicioni e favorizon shumë. Bujqësia këtu ka marrë një zhvillim të jashtëzakonshëm që patjetër meriton një vëmendje më të madhe nga shteti. Unë i garantoj të gjithë banorët e zonës se projektet do të vazhdojnë”, theksoi Gjiknuri. 

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Temperatura deri në 41 gradë, si parashikohet moti sot

Temperatura deri në 41 gradë, si parashikohet moti sot