Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri prezantoi në Kuvend programin e institucionit që drejton dhe projektet reale që do të realizohen gjatë këtij mandati qeverisës.
Ai tha se, që në 100 ditët e para do të vihet në zbatim projekti për ndërtimin e Rrugës së Arbrit.
“Në 100 ditët e para do kemi lidhur kontratën për të nisur ndërtimin e Rrugës së Arbrit. Skema e financimit që kemi zgjedhur është një pjesë nga buxheti dhe një pjesë do sigurohet me Partneritet Publik Privat” - tha ai.
Ndër projektet e tjera të qeverisë, Gjiknuri renditi zbatimin e marrëveshjes ndërkombëtare me Malin e Zi, zbatimin e projektit adriatiko-jonian, autostradën adriatoko-joniane, etj.
Si i përket akseve rrugore, ai tha se do të ketë ndërhyrje në disa akse ekzistuese. “Do të zgjerohet aksi Fushë Krujë-Shkodër, by pass-i i Tepelenës, Lezhës, etj. Do të ketë përfunduar by pass-i i Vlorës dhe Fierit brenda këtij mandati 4 vjeçar” - tha ai.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com