Gjiknuri:Sektori energjitik kontribon
në ekonomi, PD-ja të bashkëpunojë

Gjiknuri:Sektori energjitik kontribon<br />në ekonomi, PD-ja të bashkëpunojë
TIRANË - Ministri i Energjisë dhe Industrisë ,Damian Gjiknuri në fjalën e tij teksa diskutohej marrëveshja me kfË për sektorin e energjisë elektrike tha se ky sector po kthehet në kontribues në ekonominë Shqiptare.
 
“Sektori energjitik po kthehet në sektorin kontribues të ekonomisë shqiptare siç në fakt i takon të jetë. Jo më me premtime boshe si ato të kontratave. U kam dëgjuar shpesh dhe nuk kam dashur tu përgjigjem sepse e kuptoj se i keni më shumë për konsum politik pasi kushdo që njeh atë sektor e kupton. Keni folur për kontratat koncesionare, por çfarë bëri kjo qeveri?
Bëri në fakt atë gjë që duhet ta bënte e të cilën ju duhet ta bënit me kohë. Së pari, të krijonte likuiditet në sektor që të likujdonte borxhin e madh që kishit krijuar ju prej 60 milion USD ndaj HEC-eve private. Sot që flasim ai borxh është likuiduar në masa 95% dhe pse? Për shkak të eficencës financiare dhe të mirëadministrimit të sektorit. Pra, paratë që u mblodhën vajtën për të mbushur gropat e energjisë dhe për të paguar të gjitha detyrimet kontraktore që vinin nga sektori privat.
 
Sot është një seancë që duhet të ishte normale, madje për tu përshëndetur për faktin se kjo qeveri për shkak të performancës së mirë në reformën energjetike, po bën të mundur edhe një shtesë për investime nga qeveria gjermane prej 72 milion eurosh.
Kjo do të ishte sjellja më normale politike e që do duhet ti bashkonte palët. Meqenëse dikush, më parë tha se qeveria duhet t’ia shtrijë dorën e bashkëpunimit opozitës, ky ishte një shembull konkret dhe nuk do duhej të hidheshin dokrra. Në fakt, sot konfirmohet suksesi i reformës dhe dështimi i atyre kambanave të famshme të alarmit se reforma në energji do të dështonte, çmimet do rriteshin, vendi do përgatitej për kolaps.
Realiteti është krejt ndryshe dhe shifrat flasin vet. Këtë nuk e them unë por e thonë të gjitha institucionet ndërkombëtare, mjafton tu jap këtu disa shifra të thjeshta të cilat kanë bërë të mundur rikthimin e besimit tek sektori elektroenergjitik.
Në Janar-Qershor 2013, qeverisja juaj e Partisë Demokratike, me drejtuesin që e caktuat vet kishte vlerën e arkëtimit të energjisë 18,87 miliard lekë. Ndërkaq, në Janar-Qershor 2015, niveli i arkëtimeve të faturave ka arritur në 34,34 miliard lekë. Pra, janë afro 82% më shumë para të arkëtuara për të njëjtën periudhë krahasimore mes dy viteve. Kjo ka ardhur për shkak të masave të marra, politikave të ndjekura dhe një elementi shumë të rëndësishëm, që çmimi mesatar i energjisë, përkundër asaj që ju deklaroni është ulur nga 9.7 lekë/kilovat në 9.5 lekë/kilovat. Pra, nuk është çmimi por politikat më të mira, incentivat për mbledhjen e borxhit të vjetër, efikasiteti në administrimin e kompanisë, ato që kanë bërë të mundur rritjen me 82% të arkëtimeve.
Le të flasim për humbjet dhe përse u përmirësua treguesi financiar i sektorit energjitik. Në Janar-Qershor 2013, mesatarja e humbjeve arrinte në 45.3%. Gjysma e energjisë vidhej e shpërdorohej dhe askush nuk mbante përgjegjësi, vetëm dëgjonim deklaratat e famshme të superfuqisë energjitike, të cilat do të mbeten në histori si shakatë më të mëdha që ka dëgjuar ndonjëherë ky popull. Mjafton të krahasoni këtë tregues me atë të Janar-Qershor 2015 ku niveli mesatar i humbjeve shkon në 32%. Kjo, pa bërë investime por me masa dhe politika të kujdesshme, edhe me ato masa që i quani të ashpra por që në fakt janë më të drejtat për të luftuar vjedhjen e energjisë elektrike.
Ja ku është rezultati konkret financiar. Patjetër që sektori energjitik ka nevojë për investime dhe kjo paketë për të cilën flasim sot në seancë po kontribuon në këtë drejtim. Kemi ndërmarrë një program shumë të thellë të investimeve në sektorin energjitik, përmes të cilit llogarisim që brenda 4-5 vitesh të investohen nga sektori publik 420 milion USD. Për të mos përmendur më pas edhe 500-600 milion USD të tjera të cilat janë në linjë për tu investuar në sektor nga privatët. Çfarë tregon kjo? Është rikthyer besimi tek sektori dhe këto janë investimet që do ta japin rezultatin nesër. Këto investime do të çojnë në reduktimin e humbjeve teknike, në efiçencë më të mirë nga pikëpamja energjitike.
Në marrëveshje me koncesionarët privatë, u gjet edhe formula e duhur, e qëndrueshme për pagesën e energjisë dhe sot që flasim, çfarë po ndodh? Po paguhet fatura korente, ndërkohë po mblidhet edhe borxhi i vjetër dhe po ju kthehet hidrocentraleve private borxhi që ju e kishit akumuluar. Çfarë janë këto? Konfirmim i suksesit apo i dështimit?! Pikërisht këto janë konfirmim i suksesit. Se dikush do të thotë që unë paragjykohem si Ministër, këto në fakt janë fjalë që i kanë thënë FMN-ja, Banka Botërore, Bashkimi Europian, Komuniteti i Energjisë. Të gjithë janë në unison për reformën energjetike që po shkon në drejtimin e duhur dhe është një reformë e suksesshme”
, - tha Gjiknuri.
 
Më tej, Gjiknuri tha se opozita duhet të jepte shenja bashkëpunimi  dhe jot ë akuzonte qeverinë, akuza për të cilat sipas tij duhet të kërkojë falie. Më tej ai tha se të gjitha skemat që kishte ndërtuar ndërtuar PD-ja, të gjitha dështimet në sektorin energjitik ja faturonte taksapaguesve shqiptarë.
 
Normalisht, opozita duhet të jepte shenja bashkëpunimi, të kërkonte ndjesë për të gjithë ato akuza që i ka bërë kësaj qeverie, ti bënte thirrje që të vazhdohej në këtë reformë të thellë dhe politikisht aprovohej. Megjithëse u përpoq ti hidhte sy shqiptarëve, duke u thënë që po ju grabisin, po ju vjedhin, po ju burgosin, e pamë me rezultatin e zgjedhjeve që shqiptarët nuk i dëgjuan, E panë mirë që kjo reformë solli barazi në konsumin e energjisë, uli abuzimet me energjinë elektrike dhe mbi të gjitha solli financa të shtuara, të nevojshme për sektorin dhe duke shpëtuar në këtë rast Buxhetin e Shtetit.
Skema që kishit ndërtuar ju parashikonte që të gjitha dështimet në sektorin energjetik ti faturoheshin taksapaguesve shqiptarë. Kjo qe skema juaj, të mos mbledhim energjinë, të fitojmë zgjedhjet, t’iu themi njerëzve mos paguani dhe pastaj kur vinte kriza ti japim garanci qeveritare dhe te heqin paratë e nevojshme për investime dhe për sektorë të tjerë. Thjesht të gjitha paratë e buxhetit të kalonin për të mbajtur dritat ndezur, siç bëtë ju kur e kishit pushtetin.
Me këtë rast, dua vërtet ti kërkoj grupit parlamentar të Partisë Demokratike që përpara se të kritikojë të japë mbështetjen këtyre reformave, të mbështesë edhe këto marrëveshje sepse janë në drejtimin e duhur dhe do ta kthejnë besimin në sektorin elektroenergjetik. Do ta kthejnë këtë një platformë aq të nevojshme për zhvillimin e vendit dhe kjo tashmë është plotësisht e konfirmuar
”, - tha më tej Gjiknuri

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme, për çdo problem raportoni te 'Tirana Ime'

Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme, për çdo problem raportoni te 'Tirana Ime'