Gjiknuri: Shqipëria dhe Kosova,
bursë e përbashkët energjetike

Gjiknuri: Shqipëria dhe Kosova,<br />bursë e përbashkët energjetike
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri priti në takim Ministrin e Zhvillimit Ekonomik të Kosovës Valdrin Lluka dhe delegacionin që e shoqëronte. Gjatë bashkëbisedimit, palët u ndalën tek hapat e ndërmarra deri më tani në kuadër të projektit të krijimit të tregut të përbashkët të energjisë elektrike mes Shqipërisë dhe Kosovës.
 
“Një bashkëbisedim i frytshëm mes dy delegacioneve dhe që i paraprin mbledhjes së përbashkët të qeverive. Kemi një punë të mirë të nisur tashmë me Kosovën për krijimin e tregut të përbashkët energjitik. Vendosëm të riaktivizojmë grupet e punës për ecjen përpara drejt unifikimit të tregjeve. U diskutua vazhdimi i procesit të krijimit të Bursës energjitike në Shqipëri dhe gatishmëria e Kosovës për të marrë pjesë në të”, nënvizoi ministri Gjiknuri.
 
Ministri Lluka vuri theksin tek perspektiva e bursës shqiptare të energjisë dhe përfshirja e Kosovës në të. “Diskutuam tregun e përbashkët, bursën shqiptare të energjisë, pjesë e të cilës ne shpresojmë të jemi. U angazhuam që grupet të jenë më aktive për intensifikimin e punës mes dy shteteve. Transmisioni i Kosovës do të jetë pjesë e bursës shqiptare në formë aksionari dhe grupi i punës do ti definojë më tej detajet. U dakordësuam të kemi edhe një grup kordinues në nivel politik që të ndihmojë për ecjen më shpejt të axhendës së përbashkët”, u shpreh Lluka.
 
 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin