Gjiknuri takim me banorët në zonën e ish-Fabrikës së Çimentos: Me PD në pushtet, Vlora zhduket nga harta e investimeve

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri zhvilloi një takim me banorët e Rajonit nr.1, njohur si zona e ish- Fabrikës së Çimentos. Gjatë viteve të fundit, në këtë zonë ka patur investime të shumta duke e ndryshuar dukshëm imazhin e mbartur ndër vite si ndër më problematiket për sa i takon infrastrukturës.

“Zona ka njohur investime të cilat e kanë ndryshuar standardin e jetesës së banorëve. Ju jeni vet dëshmitar se si ka qenë kjo zonë, por në këtë mandat të tretë qeverisës janë të shumta projektet të cilat do ta transformojnë tërësisht zonën e Ish- Fabrikës së Çimentos, si vijimësi e punëve konkrete që kanë nisur”, theksoi Gjiknuri.

Sipas tij, rehabilitimi i aksit rrugor që të çon drejt Ish- Fabrikës së Çimentos ka lehtësuar së tepërmi edhe punën e të gjitha bizneseve që operojnë në këtë zonë.

“Instalimi i ndriçimit në të gjithë bllokun e banimit është një investim i cili po i jep fund errësirës totale gjatë orëve të mbrëmjes që pushtonte të gjithë zonën. Është parashikuar edhe realizimi i projektit infrastrukturor për zonën industriale, aty ku operojnë shumë biznese prodhimi, një investim rrënjësor në sistemin e kanalizimeve, rrjetin e ujësjellësit, gjelbërim dhe ndriçim të gjithë zones”, nënvizoi Gjiknuri.

Teksa bëri thirrje për një votë masive në mbështetje të Partisë Socialistë në 25 Prill, Gjiknuri tha se vota duhet të jetë përtej partive politike, duke mos u joshur nga premtimet e jashtëzakonshme, por duke u bazuar në punë konkrete, në gjithçka të bërë deri më tani.

“Vota për Partinë Socialiste është votë për familjet tuaja, është shpërblim ndaj Kryeministrit Edi Rama i cili është i vetmi që çdo premtim të dhënë për Vlorën e ka bërë realitet.  Vlonjatët janë dëshmimtarët konkretë të regresit që mund të sjellë Partia Demokratike nëse merr drejtimin e vendit. Me të djathtën në pushtet, jo vetëm që Vlora nuk do të figurojë në hartën e investimeve por gjithçka e nisur do të kthehet në regres. Ne kemi vërtetuar që jemi të vetmit me ju dhe për ju, për zhvillimin e mëtejshëm të Vlorës dhe të çdo zone ku domosdoshmërisht duhen investime infrastrukturore. Vota për Partinë Socialiste, mbështetja juaj masive, është e vetmja siguri për të bërë realitet vijimin e transformimit rrënjësor të Vlorës për të vijuar t’I kthejmë të gjithë qytetit dhe lagjeve periferike lavdinë që Partia Demokratike ia mohoi për vite të tëra”, u shpreh Gjiknuri.

Banorët e zonës së Ish- Fabrikës së Çimentos duke shprehur mirënjohjen e thellë për çdo punë konkrete të bërë në Vlorë në këto dy mandate qeverisëse të Partisë Socialiste pohuan se Partia Socialiste është e vetmja forcë politike që e ka faktuar me punë konkrete programin e vet qeverisës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:50
Shoqata ‘Labëria’ vlerëson pas vdekjes profesor Lekë Gjiknurit, kandidati i PS-së: Vlerësimi për babain, frymëzim për të ecur përpara

Shoqata Atdhetare Kulturore “Labëria” vlerësoi profesor doktor Lekë Gjiknurin, pas vdekjes, me titullin “Personalitet i shquar i Labërisë, me kontribut në arsimin kombëtar, si pedagog dhe shef i kabinetit të Biologjisë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, të Universitetit të Tiranës”.

Në ceremoninë e organizuar në qytetin e Vlorës për këtë rast, në nder të veprimtarisë së Gjiknurit morën pjesë figura të shquara të shkencës dhe mjedisit.

Në fjalën e tij, Prof. Besnik Baraj vlerësoi figurën e Gjiknurit dhe integritetin e tij në ushtrimin e detyrave dhe angazhimeve publike.

“Të portretizosh Profesor Lekën në disa minuta është e pamundur. Ai ishte një personalitet shumë dimensional.  Profesor Leka ishte një njeri i ndershëm, me integritet dhe karakter të fortë, këtë tipar e shfaqi që në fillimin e tranzicionit, kur nuk bëri kompromis me bindjet e tij politike. Ishte një njeri i drejtë, kurajoz por edhe tepër tolerant. Ai dinte të kërkonte ndjesë kur e gjykonte se e kishte gabim. Profesori ishte një profesionist model, studiues e lektor, studentët e kujtojnë për nivelin e lartë të leksioneve, lidhjen e tyre me praktikën dhe faktin që ishte shumë i drejtë në vlerësimin e tyre. Profesor Leka ishte patriot, e donte Shqipërinë, e vuante shkatërrimin e vendit, shkatërrimin e natyrës, arsimit dhe arritjeve intelektuale të krijuara për dekada të tëra. Ishte një luftëtar i paepur në mbrojtje të vlerave. Profesor Leka dinte të fitonte simpatinë dhe zemrën e njerëzve. E sugjerova për deputet, katër vjet më vonë vura re se banorët ishin lidhur shumë më fortë se kisha qenë unë pasi Prof. Leka për ta ishte simbol i burrit, i mbështetjes për hallet e tyre. Nga këmbëngulja e tij u shtrua rruga që të çonte në kombinatin e  autotraktoreve. Profesor Leka tashmë ishte bërë zëdhënësi më i mirë i qytetarëve të zonës që mbulonte, isha i lumtur se me kishte dalë fjala kisha rekomanduar një njeri më të mirë se veten”, u shpreh Baraj.

I pranishëm në këtë aktivitet, Profesor Et’hem Ruka, u shpreh se ka qenë me fat që ka qenë nxënës dhe koleg i tij dhe se Leka ishte një ikonë e arsimit dhe shkencës në Shqipëri.

“Kemi ndarë bashkarisht një jetë të tërë, unë jam nxënës i tij dhe e kam për mburrje që kam patur një profesor të shkëlqyer si Lekë Gjiknuri. Më vonë, pata fatin që të ishim kolegë, jo pak por shumë e shumë vite. Pata fatin të ishim kolegë edhe në jetën parlamentare. Për ne, profesor Leka është një simbol, një ikonë e arsimit dhe e shkencës së Shqipërisë. Ai, ishte njeriu më i ndjeshëm për mjedisin që kam njohur dhe ishte njeriu më serioz për të drejtuar një shoqatë dhe për ti dhënë shpirt, aksion dhe vendimarrje problemeve të mjedisit në Shqipëri. Kemi qënë bashkë katër vite; bashkë me kolegë të tjerë që janë këtu në Parlamentin e shqiptarëve dhe kryefjala e Lekës ishte mjedisi dhe vetëm mjedisi. Kemi bërë shumë mirë që e nderojmë sot Profesor Lekën me këtë titull të lartë dhe unë them se kur të nderon vendlindja, kur të nderojnë rrënjët nga kemi dalë është njësoj si të të nderojë nëna dhe perëndia.  Unë kam patur fatin që të isha parlamentar bashkë me Lekën dhe të kem qënë parlamentar bashkë me Damianin. Damiani është vetja e tij është kopja e Lekës. Edhe Damiani është njeri pa kompromise, i vetmi djalë i ri që kam parë te Partia Socialiste që ka patur mendim të pavarur dhe ka thënë mendimin e tij  ka qënë Damiani”, nënvizoi Profesor Et’hem Ruka.

Vlerësime dhe mirënjohje për Profesor Lekë Gjiknurin ka shprehur edhe Profesor Aleko Miho. “Misioni i Profesorit është gjithnjë një inkurajim që i bën jo vetëm botës akademike, vendimarrjes  dhe politikës për të ndjekur këtë rrugë”, u shpreh ai.

Ndërsa Rektori i Universitetit të Vlorës Roland Zisi, u shpreh se kontributi i Profesor Lekës është i çmuar.

“Vitet e fundit i jam përkushtuar një studimi për shkollat në bregdet dhe kam gjetur në Arkivin e Shtetit një dokument të vitit 1928, i cili është hartuar nga inspektori Jani Minga. Ky dokument është  në fakt një raport informativ për çdo shkollë të bregdetit, në brendësi flet në mënyrë eksplicite për shkollën e Kudhësit dhe për mësuesin Panajot Gjiknuri. Pra, desha të evidentoja që duhen respektuar rrënjët, zoti Gjiknuri ju uroj suksese dhe respekte dhe lavdi, nderim veprës së babait tuaj”, theksoi Zisi.

Çmimi  i akorduar është dhënë nga kyetari i shoqatës Profesor Ago Nezha. “Kur më erdhi propozimi nga dega e Vlorës e prita me shumë kënaqësi. Unë vet personalisht e kam njohur profesor Lekë Gjiknurin, por nuk e kam njohur në këto dimensione që u thanë këtu. Ndaj në emër të shoqatës Atdhetare Kulturore Labëria, i akordon çmimin  “Personalitet i shquar i Labërisë, me kontibur të shquar në arsimin kombëtar, si petagog dhe shef i kabinetit të Biologjisë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, në Universitetin e Tiranës. Autoritet i spikatur në studimet  shkencore dhe udhëheqës shkencor i shumë disetantëve. Autor tekstesh, librash dhe  artikujsh shkencor në fushën e biologjisë gjatë gjithë veprimtarisë së tij është dalluar në fushën e mësimdhenies si studiues i thelluar në botën e studimeve të botës së gjallë. Punoi me përkushtim të vecantë  për  mbrojtjen e pastër të mjedisit. Ka  organizuar disa ekspedita me studentët  në mbarë  vendin për njohjen e faunës  dhe florës shqiptare. Kolegët dhe studentët e kujtojnë me nderim  si petagogë shëmbullor , ndërsa populli do ta mbajë mend si  deputet  profil intelektuar dhe të ndershëm.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte dhe djali i Profesor Lekës, Damian Gjiknuri, njëherazi edhe drejtues politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës. Në vlerësimin e tij, krahasimi me babain është një përgjegjësi e madhe por edhe frymëzim për të ecur përpara.

 “Nuk është e thjeshtë të jesh djali i një njeriu që ka kontribute. Shumë njerëz gjithmonë duan të të krahasojnë me babain dhe kjo është një përgjegjësi dhe barrë e rëndë për mua, por njëkohësisht edhe më frymëzon dhe më jep një lloj force sepse i di shumë mirë, rrënjët nga të cilat vi. Njëkohësisht, frymëzohem nga vepra dhe integriteti i atij njeriu. Më iku në periudhën që do të doja ta kisha shumë pranë dhe në fakt është një nga mungesat më të mëdha që unë kam. Shoqata Labëria në themelin e saj ka patriotizmin por në fakt mbrojtja e mjedisit është një nga elementët më  patriotik që ne duhet të kemi  dhe e vlerësoj. Eshtë kontribut për të ardhmen e këtij vendi dhe mua dashurinë për bregdetin shqiptar ma ka dhënë babai im pavarësisht se pozicioni im është apo nuk është këtu se të gjithë jemi kalimtar. Ajo që  mbetet ështe vepra dhe puna e njeriut. Njerëzit mund të jetojnë gjatë apo shkurt se jeta e tillë është, e rëndësishmë është  vepra që lënë mbrapa. Unë krenohem shumë me figurën e babait tim, për atë që ka lënë mbrapa dhe do të jetë një busull orientimi  dhe një udhërrëfyes për jetën time politike e  shoqërore.  Mendoj se ka lënë një barrë të cilën unë duhet ta mbaj dhe po përpiqem ta mbaj”, nënvizoi Gjiknuri.

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja