Gjiknuri takon këshilltarin e Trump:
SHBA rikonfirmoi mbështetjen

Gjiknuri takon këshilltarin e Trump:<br />SHBA rikonfirmoi mbështetjen<br>
Ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri gjatë vizitës në SHBA, ka zhvilluar një takim të shkurtër edhe me Herbert Raymond McMaster, këshilltarin e Presidentit Trump për sigurinë kombëtare. Ministri thotë se SHBA rikonfirmon mbështetjen për Shqipërinë.

“SHBA rikonfirmon mbështetjen për Shqipërinë dhe rolin e saj në projektet e mëdha që garantojnë rritjen e sigurisë energjetike në rajon dhe më gjerë. Konsolidim i aleancës strategjike Shqipëri-SHBA për adresimin e përbashkët të sfidave të sigurisë” shkruan ministri në faqen e tij në Facebook.

Gjatë vizitës në SHBA, ministri ka zhvilluar disa takime për të biseduar mbi mbështetjen e përbashkët në Korridorin Jugor të Gazit, një projekt kyç për sigurinë dhe shumëllojshmërinë e energjisë europiane.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

‘Ushtari’ i Ervis Martianjt dhe 6 të tjerë marrin peng të riun në Tiranë, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie

‘Ushtari’ i Ervis Martianjt dhe 6 të tjerë marrin peng të riun në Tiranë, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie