Gjiknuri:Votoni qeverinë që
ka dhënë prova për Vlorën

Gjiknuri:Votoni qeverinë që<br />ka dhënë prova për Vlorën
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri ishte në rajonin numër 3 të qytetit ku zhvilloi një bashkëbisedim me banorët në kuadër të fushatës elektorale shoqëruar dhe nga kryebashkiaku Dritan Leli.
 
Gjiknuri ftoi banorët që në 25 Qershor të zgjedhin njeriun e punës dhe të besojnë Partinë Socialiste.
 
“Zgjedhja është shumë e thjeshtë, në 25 Qershor ne kemi mundësinë të shpërblejmë njeriun e punës dhe njeriu i punës ka dhënë prova për Vlorën. E thotë i pari që nuk i kemi bërë të gjitha dhe mbase nuk do t’i zgjidhim të gjitha por të paktën ne që kemi bërë dy gjëra mund të bëjmë edhe dy të tjera. Ata që nuk kanë bërë asgjë, mund të premtojmë 10 apo 100 por asnjë nuk do të bëjnë. Ju jeta ju ka mësuar, kjo krahinë ka mend dhe di t’i peshojë njerëzit nga veprat dhe jo nga fjalët. Edi Rama dhe ne e kemi treguar se jemi të veprave por jemi kokulur e modest për tu kërkuar ndjesë edhe për gjërat që nuk i kemi bërë”, u shpreh Gjiknuri.
 
Kryebashkiaku Leli përmendi investimet e fundit që po ndërmerren në këtë territor nga ana e pushtetit vendor.
 
“Bashkë me ministrin Gjiknuri ishim në inspektimin e punimeve të një kuadrati që përfshin hapësirën midis Bulevardit Ismail Qemali dhe rrugës Transballkanike, nga rruga e Çipajve deri tek Albano dhe Romina. Një investim me vlerë rreth 1.2 miliard lekë të vjetra që do të përfshijë 17 mijë metra katrore asfaltim, 4.5 kilometra instalime për ujërat e bardha që janë gangrenë e gjithë atij territori. Mbi 13 mijë metër katrore trotuare, 1 mijë pemë dhe 200 ndriçuese. Janë duke u realizuar procedurat që ky model rikonstruksioni të territorit të vazhdojë nga rruga e Çipajve deri tek rruga Kosova e tek Universiteti”, nënvizoi Leli. 

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024