Gjiknuri zbulon se kur përfundon rruga Tiranë-Elbasan: Ja për çfarë i heq kapelen Berishës

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri u shpreh sonte në Report Tv se rruga Tiranë-Elbasan parashikohet që të përfundojë në fund të vitit, ndërsa vepra do të dorëzohet plotësisht në pranverë të vitit tjetër.

Nesër kalojmë kredinë shtesë. Jam i bindur që brenda këtij viti do ta bëjmë të kalueshme për daljen në tunel, por jo të përfunduar plotësisht. Rruga do të shkurtohet me 10-12 minuta. Projekti është kemqmenaxhuar, jo më kot kam bërë detyrën time me auditin, po merret prokuroria. Drejtësia do të japë përgjigjen.

Damian Gjiknuri

E ndërsa opozita akuzon qeverinë se nuk ka ndërtuar asnjë km rrugë, ministri thotë se kjo nuk është e vërtetë, pasi janë ndërtuar 235 km rrugë të reja.

Nga 2013 janë bërë 235 km rrugë të reja edhe me financim të huaj edhe të shtetit. Në administrim kam 3 mijë km rrugë, po jo 10 mijë që thoshte Berisha. Berisha ishte mjeshtër i propagandës, i heq kapelën për atë gjë. Të vetmen rrugë që i heq kapelën, që ka bërë është Rruga e Kombit, e nisi nuk e përfundoi, por po e marr të mirëqenë.

Damian Gjiknuri

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja