Gjimnastika në pikë kritike/ Kampionia e vendit: S’kemi palestra! Trajneri: Shpenzoj paratë e mia për këtë sport

Dikur Shqipëria krenohej me gjimnastikën, por ky sport sot pothuajse është harruar. Të paktë janë ata që e kultviojnë këtë sport. Eralda Zemanaj është një prej tyre.

“Jam Eralda Zemenaj, jam kampione e ekipit kombëtar të gjimnastikës dhe ndërkombëtare. Kam nisur gjimnastikën që në moshën 4 vjeç e gjysmë dhe i bie që kam gati 20 vite që merrem me këtë sport,”-u shpreh Eralda Zemanaj, gjimnaste.

Por për të arritur deri këtu, 24-vjeçarja tregon se I është dashur ti kalojë shumë veshtirësi e pengesa.

“Na është dashur të udhëtojmë jashtë si sportiste të ekipit kombëtar dhe papritur vjen njoftimi që nuk jemi rregjistruar. Për të mos thënë që këtu na mungojnë palestrat,”-tha Eralda Zemanaj, gjimnaste.

Vladimir Limaj është trajneri i Eraldës, i cili ka gati 50 vite që trajnon brezat e rinj, por gjatë gjithë kësaj kohe që ai ka në këtë sport thotë se kjo është periudha më kritike në gjimnastikë.

“Trajneri do merret me anën financiare apo me palestrat, me ministrinë apo me drejtuesit?! Gjimnastika s’ka fare palestra dhe kjo na pengon. Jo se ky sistem nuk bën, por them se na kanë harruar. Të ardhurat janë shumë të vogla. Që një familje të mbajë një sportiste duhen 24 milionë në vit. Në ndërkohë 30 milionë kemi fondin. Do bësh garat, aktivitet ndërkombëtare, specializimet apo do paguash trajnerët?”-deklaroi Vladimir Limaj, trajner i gjimnastikës.

Megjithatë Limaj, i cili më herët ka qenë edhe sportist, refuzon të dorëzohet

“Unë kam investuar te gjimnastike me lekët e mia. S’ka as biznese që investojnë dhe unë smund të them tani s’ka çfarë më duhet trau, s’ka ç’më duhet unaza, ç’më duhet rrjeta, por unë dua të jem një nxitës,”-u shpreh Vladimir Limaj, trajner i gjimnastikës.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Incidentet në Londër në takimin e Ramës, momentet kur 'diversantët' e Berishës shoqërohen personeli i sigurisë (VIDEO)

Incidentet në Londër në takimin e Ramës, momentet kur 'diversantët' e Berishës shoqërohen personeli i sigurisë (VIDEO)