Gjimnazi “Ymer Dishnica”, në Korçë, është rikonstruktuar duke u kthyer në një shkollë modernee me kushte dinjitoze, ku do presë këtë vit shkollor 340 nxënës e mësues.
Lajmi është bërë i ditur ditën e sotme nga kryeministri Edi Rama, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar për ndërtimin e një shkolle të re në qytetin e Korçës.
“Mirëmëngjesi dhe me gjimnazin e ri “Ymer Dishnica” në Korçë, një tjetër investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë së Korçës, që është gati për të pritur me kushte dinjitoze 340 nxënës dhe mësues këtë vit të ri shkollor, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.