Rikonstruktohet gjimnazi 'Ymer Dishnica' në Korçë, gati të presë 340 nxënës e mësues

Rikonstruktohet gjimnazi 'Ymer Dishnica' në Korçë, gati të presë 340 nxënës e mësues

Gjimnazi 'Ymer Dishnica'

Gjimnazi “Ymer Dishnica”, në Korçë, është rikonstruktuar duke u kthyer në një shkollë modernee me kushte dinjitoze, ku do presë këtë vit shkollor 340 nxënës e mësues.

Lajmi është bërë i ditur ditën e sotme nga kryeministri Edi Rama, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar për ndërtimin e një shkolle të re në qytetin e Korçës.

“Mirëmëngjesi dhe me gjimnazin e ri “Ymer Dishnica” në Korçë, një tjetër investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë së Korçës, që është gati për të pritur me kushte dinjitoze 340 nxënës dhe mësues këtë vit të ri shkollor, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

 

S.B/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Gjermania dhe Franca të shqetësuara, Sarrazin: Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë kompromise që nuk janë të lehta!

Gjermania dhe Franca të shqetësuara, Sarrazin: Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë kompromise që nuk janë të lehta!