Gjimnazistët e Lëvizjes Socialiste për Integrim zgjodhën sot strukturat e Komitetit Drejtues Kombëtar dhe Strukturat e LRI-së për gjimnazet. Koordinatorja e Gjimnazistëve të LSI-së për të gjithë Shqipërinë, Fiona Dani tha se është hartuar një platformë konkrete mbi vazhdimësinë e punës.
“Kemi hartuar një platformë konkrete mbi vazhdimësinë e punës. Kemi një sfidë përpara, pasi duhet të përpiqemi që të çojmë përtej standardit që paraardhësit tanë kanë mbajtur për të qenë forumi më i mirë në Shqipëri, u shpreh Fiona Dani.
Sekretar i Përgjithshëm i gjimnazeve u zgjodh, Kevin Topi; Sekretar i Çështjeve Sociale dhe Politikbërjes, Krisa Lani; Sekretar Organizativ, Kristi Licaj; Sekretar i Burimeve Njerëzore, Stelina Sinani. Gjimnazistët e Lëvizjes Socialiste për Integrim zgjodhën Sidorinko Zaharia Kryetar të KDK-së si dhe Kryesinë e re ekzekutive.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com