Deputeti i PD-së, ish gjyqtari Gjin Gjoni sulmoi Reformën në Drejtësi. Në Kuvend, Gjoni tha se Shkolla e Magjistraturës nuk funksionon më dhe se është kthyer në një shtojcë të Akademisë Politike të PS-së.
“Po ti referohesh bazës për të cilën është nisur reforma rezulton që asnjë nga elementët ligjorëe nuk kanë qenë problem e reformës. Kanë qenë elementë të reformës, korrupsioni, mungesa e pavarëissë, tejzgjatja e vendimeve? A janë arritur këto? Jo. Realiteti është ndryshe, pas 10 vitesh, 100% e kryetarëve të gjykatave nuk janë emëruar. Më thoni ku është suksesi i reformës? Kur 60% e prokurorëve të rretheve nuk janë emëruar. Kur sot shkon 4 vjet e gjysmë zbardhja e një vendimi gjyqësor dhe nuk është marrë asnjë masë nga ILD. Për 3 muaj të zvarritej vendimi në kohën kur isha unë anëtar i KLD shkonin për hetim disiplinor gjyqtarët. A janë shkarkuar njeri në këto 8 vjet? Jo, sepse janë zgjedhur aty janë njerëz të partisë. A funksionon shkolla e magjistraturës? Jo, Akademia Politike është bërë shtojcë e shkollës së magjistraturës së PS. Futen sot në shkollën e magjistraturës dhe nuk ngel asnjë njeri më. E kuptoni? Dhe ata kërkojnë të japin drejtësi sa prokurori bën ankim në kundërshtim me ligjin në kundërshtim ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit.”, tha ai.
Lajmi kryesor:
Bogdani në Kuvend: Në 2 vite e gjysmë, mbyllim vakancat në Prokurori! Grup pune për vlerësimin e Kodit të ri Penal! Kritikat e Ramës? S'jemi imunë











