TIRANE- Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka miratuar emërimin e anëtarit të ri të këtij institucioni, Gjin Gjoni. Anëtari i ri i KLD-së u përzgjodh nga Konferenca Kombëtare e Gjyqtarëve, nga ku 226 gjyqtarë votuan pro gjyqtarit të Apelit Gjin Gjoni, ndërsa 107 për Genti Shalën. Fitorja e Gjin Gjonit u prit me qytetari nga konkurrenti i tij.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë u mblodh paraditen e sotme, i kryesuar nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani.

Pas pesë orë fjalime, votimesh, pauzash e pritjeje, 226 gjyqtarë votuan pro gjyqtarit të Apelit Gjin Gjoni, ndërsa 107 për Genti Shalën. Fitorja e Gjin Gjonit u prit me qytetari nga konkurrenti i tij.

Tashmë ajo që dihet është se Këshilli i Lartë i Drejtësisë është kthyer në një institucion burrash, duke qenë se asnjë femër nuk është anëtare.

Kjo do të thotë se kësaj radhe, pavarësisht se respektuan votën e tyre, gjyqtarët harruan një tjetër parim të rëndësishëm, barazinë gjinore edhe pse në gjyqësor raporti meshkuj-femra është pothuajse i njëjtë.


Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)