TIRANE- Komisioni i Intëgrimit u përfshi dje në një debat për miratimin e tri kandidaturave të propozuara nga Ministria e Punëve të Jashtme për të marrë postin e ambasadorit. Një nga pikat e debatit ishte kandidatura e Ermir Gjinishit si ambasador i Shqipërisë në Arabinë Saudite, Bahrein, Sulltanatin e Omanit si edhe në Jemen. Ndryshe nga herët e tjera, ishin përfaqësuesit e mazhorancës të cilët shprehën rezervat e tyre ndaj kanidaturës së ministrisë ku deputeti Ben Blushi theksoi se Shqipëria është një shtet laik dhe se Gjinishi mund të cënoi laicitetin e vendit. “Çështja është që në disa raste me aq sa unë kam ndjekur aktivitetin e tij publik, ai ka mbajtur disa qëndrime që për hir të së vërtetës kanë rënë ndesh me parimin e laicitetit të shtetit shqiptar.

Gjinishi në disa raste ka pretenduar të ndryshme. Pyetje ime është që a mendon MPJ që njerëz që vijnë me këto pikëpamja në shërbimin diplomatik si nëpunës të shtetit, a e cenojnë misionin që kanë marrë përsipër, pavarësisht në çfarë shteti ata do e ushtrojnë detyrën”,- theksoi deputeti Blushi. Por krahas tij, edhe kryetarja e Komisionit Arta Dade pohoi dje se Ermir Gjinishni duhet të mbajë qendrime ndryshe me marrjen e detyrës së re pasi si tani më përfaqëson shtetin Shqiptar dhe jo më Komunitetin Myslima.

Krahas kësaj, një çështje tjetër e debatit ishte edhe zbatimi i ligjit për emërimet e kandidatëve për ambasador që vijnë nga fusha e diplomacisë. Deputeti i opozitës Aldo Bumçi theksoi se MPJ duhet të vij me një qendrim të ri mbi këtë ligj që të mos ketë më shkelje. Lidhur me këtë, Arta Dade theksoi se ministria po përgatit një reformë që së shpejti do të paraqitet për shqyrtim në Komisionin e Jashtëm.


Shkrimi u publikua sot (30.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)