TIRANE- Skënder Gjinushi, kryetari i Partisë Socialdemokrate të Shqipërisë, ka arritur të fitojë një nga betejat ligjore me prokurorinë e Tiranës, e cila pak muaj më parë kishte pushuar kallëzimin e tij, të bërë ndaj shtetasit Astrit Manopulli. Pikërisht ky person pretendon se ka pronësinë e objektit ku dhe Partia Socialdemokratike e Shqipërisë ushtron aktivitetin e saj politik. Kallëzimi është bërë nga Gjinushi, në kohën kur përmbarimi privat me kërkesë të Astrit Manopullit, ka kërkuar me insistim lirimin e objektit, duke bërë që çështja të kalojë në përplasje fizike, pasi të dyja palët kishin kontraktuar polici private, ku njëra kërkonte marrjen e objektit që ndodhet në rrugën “Fortuz” dhe tjetra kërkonte mbrojtje.
Mirëpo pas hetimeve të kryera, njësia hetimore Task-Forcë, pasi ka kryer një sërë veprimesh ka vendosur të mos i japë të drejtë Skënder Gjinushit, duke pushuar kallëzimin. Pas këtij vendimi kreu i socialdemokratëve Gjinushi, i është drejtuar gjykatës së Tiranës me një kërkesë për prishjen e vendimit të prokurorisë, dhe se në datën 20 nëntor gjykata ka pranuar kërkesën, duke rikthyer sërisht dosjen në prokurori, për vijimin e hetimeve ndaj shtetasit Astrit Manopulli.
Deyrat e gjykatës
Sipas vendimit të gjykatës së Tiranës, prokuroria nuk ka kryer hetime të plota dhe se nisur nga kjo situatë është vendosur rrikthimi sërisht në prokurori, i dosjes penale. Më konkretisht, sipas gjykatës prokuroria nuk ka pyetur vetë kallëzuesin, që është Skënder Gjinushi, ndërkohë që nuk janë kryer dhe disa veprime të tjera. Për ketë qellim gjatë vazhdimit të hetimeve organi i akuzës duhet të kryeje këto veprime shtesë hetimore: Të pyes kallëzuesin,të marrë pretendimet e tij, pasi ta ketë njohur me veprimet e kryera deri në këtë fazë të procesit, të pyes rrethin e personave të relatuar nga ai në kallëzim. Konstatohet se kërkuesi ka bërë edhe pretendime të tjera që nuk mirëpriten nga gjykata pasi ato lidhen me cilësimin juridik të fakteve, pasi cënonon vendimin e organit të akuzës. E.Qyno

Shkrimi u publikua sot (30.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com