SHKODER - “Për akuzën e kallëzimit të rremë nuk ka kuptim të arrestohen politikanët, pasi në këtë mënyrë i bie që të gjithë politikanët duhet të ishin në burg”. Kështu ka deklaruar Kryetari i Partisë Social Demokrate Skënder Gjinushi gjatë një takimi me bazën e kësaj partie në qytetin e Shkodrës.
Duke u ndalur në çështjen “Doshi”, Kreu i PSD tha se nuk ka kuptim që deputeti shkodran Tom Doshi të arrestohet për veprën penale të kallëzimit të rremë për të cilën akuzohet. Në këtë mënyrë Gjinushi i del në mbrojtje deputetit të përjashtuar nga Partia Socialiste, por nga ana tjetër ai nuk ka pranuar të shprehet për deputetin tjetër Mark Frroku.
Sipas Gjinushit, nëse arrestohet Doshi për veprën penale të deklarimit të rremë atëherë të gjithë politikanët do të duhet të ishin në burg. Në këtë mënyrë sipas Skënder
Gjinushit politika po arreston ish-të dënuarit politikë, lidhur me faktin se familja e Doshit ka qenë e persekutuar në kohën e regjimit komunist.
“Nuk ka kuptim që të arrestohesh për deklarim të rremë pasi ne politikanet për këtë duhet të ishim të gjithë në burg. Politika po arreston ish-të dënuarit.” është shprehur Gjinushi
I pyetur nga gazetarët lidhur me zërat që qarkullojnë në qytetin e Shkodrës se Tom Doshi ka blerë për rreth 300 mijë euro PSD-në, Gjinushi e ka mohuar këtë fakt. Për kreun e PSD ky është një lajm i pavërtetë dhe se partia që ai drejton nuk është shitur.
“Jo nuk është e vërtetë se partia ime i është shitur për 300 mijë euro Doshit. Partia ime nuk është shitur.” është shprehur Gjinushi.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?
-
Sali Berishën
66.3%
-
Edi Ramën
28.1%
-
Nuk e di
5.5%
Vota total: 5122
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Frrok Çupi: O sot o kurrë, këtë e dimë! Dhe një përrallë politike
7 Tetor, 10:11
-
VIDEOLAJM/ Protesta e opozitës, hyrjet e godinës së kryeministrisë mbulohen me veshje metalike
7 Tetor, 10:08
-
Protesta e opozitës, PD i kërkon 4 orë leje policisë, asnjë detaj për itinerarin
7 Tetor, 10:06
-
Nisja e vitit të ri akademik, Rama: Suksese atyre që ulen për herë të parë në auditore
7 Tetor, 09:56
-
1 vit nga sulmet e Hamasit në Izrael, më shumë se 1200 njerëz të vrarë! Familjet përkujtojnë viktimat
7 Tetor, 09:52
-
Dëmtimi në Champions League/ Gjimshiti humbet dy ndeshjet e Shqipërisë në Nations League, Sylvinho nuk do të thërrasë lojtar tjetër
7 Tetor, 09:50
-
Spanjë/ Vritet shqiptari me armë zjarri në Girona, u gjet në dyert e spitalit me plagë në kokë! Dyshohet të ketë lidhje me tregtinë e kanabisit
7 Tetor, 09:40
-
Namir Lapardhaja: Sikur Berisha të mos kishte ‘Mizën nën Kësulë’
7 Tetor, 09:31
-
1 vit nga sulmi i Hamasit në Izrael, Igli Hasani: Palët të punojnë për një zgjidhje që garanton paqe! Lirim i pengjeve
7 Tetor, 09:25
-
Dy të arrestuar në Durrës, po lëviznin me pistoletë e thikë në makinë (EMRAT)
7 Tetor, 09:10
-
E rëndë në Itali/ Vritet shqiptari 37 vjeçar me plumb në kokë në Pisa (EMRI)
7 Tetor, 09:05
-
Kampionati Europian i Parashutizmit, finalistë nga 25 vende garojnë në Gjirokastër
7 Tetor, 08:50