SHKODER - Dy ditë më parë nga Vau i Dejës, deputeti i Partisë Socialiste, Tom Doshi, do të lëshonte deklaratën bombë duke e akuzuar Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topallin, për lidhje me Sigurimin e Shtetit. Doshi hodhi dyshime edhe për diplomimin e saj në kohën e diktaturës, kur ministër i Arsimit ishte Skënder Gjinushi.
Por, më shumë se 22 vjet më pas, në një intervistë për “Shekullin”, flet ish-ministri i atëhershëm, Skënder Gjinushi. Ai pohoi se Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topallit, i është dhënë diploma pavarësisht se ka qenë e persekutuar.
Si u bë i mundur diplomimi i kryeparlamentares Jozefina Topalli në atë kohë?
Komiteti Ekzekutiv i Partisë, për hir të humanizmit, të së drejtës, tolerancës, kur ishin edhe nxënës të mirë, i ndihmonte.
Tani këta bëjnë luftë klasash më keq se sa ekstremistët e asaj kohe.Ky është dallimi. Ne kemi qenë demokratë në diktaturë, këta janë diktatorë në demokraci.
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina thotë që jam familje e persekutuar?
Po ne e kemi ndihmuar atëherë. Kuptohej që këdo që mund të ndihmoje, mund ta pësoje, por ne e kemi bërë këtë. Këta nuk bëjnë ndere, por bëjnë luftë klasash.
Këta edhe kur bëjnë ndere, marrin lekë. Këta kanë dy dal-lime esenciale. Këta janë fiks pjesa më e frikshme e komunistëve të asaj kohe, pra natyrë ekstremiste që vazhdojnë luftën e klasës.
Tani e vijojnë edhe këta duke bërë luftë klasash. Madje, Saliu e thotë vetë: “bijt e baballarëve”. Ne kemi ndihmuar që t’u japim të drejtën duke rrezikuar.
Këta janë në kohën e … aq më tepër pastaj që kanë qenë dhe bashkëpunëtorë. Dhe që Saliu punon tashmë me ish-bashkëpunëtorë të sigurimit, këtë e dinë të gjithë.
Edhe kandidati për President e vuri dhe më pas i tha ik se je bashkëpunëtor, e kupton se çfarë ndodh?! Janë edhe plot të tjerë që ai i përdor. Pra ne i rehabilituam dhe Saliu i keqpërdor në këtë kohë.
Marrë nga Shekulli
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com