Skënder Gjinushi mendon se vendimi i Gjykatës së Lartë për mbylljen e dosjes së 21 Janarit është produkt i një kompromisi mes politikës dhe drejtësisë.

Gjatë një interviste për Shqiptarja.com, Gjinushi thotë se turpi me 21 Janarin nuk konsiston në mbylljen e dosjes, por në mos hetimin e Sali Berishës, të cilin e identifikon si urdhëruesin e vrasjeve, arkitektin që sajoi alibinë grushtit të shtetit, fshehu krimin shtetëror etj.

I pyetur mbi marrëveshjen e fundit me FBI, për ndëshkimin e krimit dhe të korrupsionit elitar në Shqipëri, kryetari i Partisë Socialdemokrate ka bërë edhe një bilanc të rekordeve kriminale të Sali Berishës.