Gjinushi: PS dhe PD po vjedhin
mandatet e partive të vogla

Mbrëmjen e djeshme kreu i PSD, Skënder Gjinushi, deklaroi se reforma zgjedhore po dështon, pasi është e komanduar dhe e parafabrikuar.

Ai akuzoi publikisht PD-PS se po synojnë vjedhjen e mandateve të partive të vogla.

“Shihet e njëjta klimë dhe i njëjti skenar si në 2009. Ata që gjoja bërtasin se të vegjëlit jetojnë në kurriz të të mëdhenjve, shpikën ‘Dushkun e parë’ kundër të vegjëlve, pastaj shpikën ‘Dushkun e dytë’ për të komanduar votat midis të vegjëlve dhe së fundi mbajnë një sistem të ashtuquajtur spanjoll, për eliminimin e partive të tjera. Në rast se PS do të pranojë të bëjë reformë sipas tekave të PD-së, atëherë ajo është e dështuar dhe kjo shkon absolutisht në dëm te demokracisë dhe në dëm të opozitës”, u shpreh Gjinushi.

Për të, ajo që deformohet është vota e shqiptarëve pasi më 2009 janë 160-170 mijë vota që nuk përfaqësohen në Kuvendin sipas vullnetit të dhënë prej zgjedhësve. "Pra janë deformuar jo pak, por 15 deri 16 mandate, ndërkohë që Berisha qeveris vetëm me katër mandate të blera", tha Gjinushi.

Gjinushi i bën thirrje PS që të mbrojë votat e partive të vogla që janë pjesë e opozitës së bashkuar.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë për 4 vite

Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë për 4 vite