TIRANE- Konkretizimi i emrave të ministrave të rinj në kabinetin qeveritar të koalicionit të majtë, duket se nuk ka tërhequr aq sa duhet vëmendjen e aleatëve të këtij kolaicioni. Të kontaktuar nga gazeta Shqiptarja.com aleatët e majtë janë treguar të revervuar lidhur me komentin sesi e shikojnë kabinetin e ri qeveritar që do të drejtojë vendin për katër vitet e ardhshme.
“Nëse më pyesni se si e shikoj qeverinë e re,do të përgjigjesha thjesht: Nuk kam asnjë koment për asnjë prej tyre”, ishte ky qëndrimi i shkurtër i një prej aleatëve të hershëm të koalicionit të majtë, Skënder Gjinushit. Kreu i Partisë SocialDemokrate, në një prononcim të shurtër për emrat e rinj të qeverisë së majtë, u tregua i rezervuar për të komentuar më konkretisht ndarjen e ministrive si dhe ministrat e rinj që u përzgjodhën për 19 ministritë. Ndërkohë që kreu i Partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela pritet që gjatë ditës së sotme të shprehet në një konferencë të tij lidhur me qeverinë e re, por edhe me prishjen e marrëveshjes mes tij dhe Ramës për një post ministror.
Kohët e fundit emri i avokat Ngjelës u përfol për postin e ministrit të Drejtësisë, post i cili iu dha Lëvizjës Socialiste për Integrim, ku deputeti Nasip Naço do të drejtojë për katër vite këtë digaster. “Qëndrimin tim do ta mësoni në një konferencë që kam vendosur të japë, qoftë për ministritë apo dhe emrat e ministrave”, u shpreh aleati i majtë, Spartak Ngjela. Të kufizuara kanë qenë komentet edhe nga aleatët e tjerë të hershëm të Partisë Socialiste si Paskal Milo apo dhe kreu i PSV`91, Petro Koçi. “Nuk kam asnjë koment për qeverinë e re”, u shpreh kreu i Partisë Demokracia Sociale, Milo për Shqiptarja.com.
Ndërkohë që kreu i PSV`91, Koçi shpreson se qeveria e re do të përmirësojë situatën në vend. “Ministrat e kabinetit qeveritar i njoh si njerëz të përgjegjshëm. Shpresojmë që me detyrën e tyre vendi të ecë përpara për të bërë më të mirën”, shprehet për Shqiptarja.com, kreu i PSV `91. I vetmi aleat që është shprehur hapur lidhur me qeverinë e re është pikërisht Mark Frroku, kreu i Partisë Kristian-Demokrate Shqiptare. Pavarësisht se ai shpresonte për një post ministri deri në momentet e fundit, ai ka shprehur mbështetjen e forcës politike që ai drejton ndaj qeverisjes së re të mazhorancës së majtë. Në një deklaratë ai është shprehur se mes PKDSH dhe Edi Ramës ka komunikim të vazhdueshëm. Ndërsa, theksoi se forca politike që ai drejton do të ketë një zë të fuqishëm në vendimmarrje.
“Mes nesh dhe Ramës ka komunikim të vazhdueshëm. Ne nuk shpresojmë që me një palë zgjedhje të marrim një rol të rëndësishëm. E rëndësishme është të bashkojmë Kristian-Demokratët kudo që janë. Në një të ardhme tjetër do të shikojmë marrëveshjen për një post ministror. Të japim kontributin tonë qeverisjen e re, dhe të kemi zë të fuqishëm në vendimarrje”, u shpreh Frroku.
MARREDHENIET
Marrëdhëniet mes aleatëve që kanë qenë pjesë e koalicionit të majtë në zgjedhjet e 23 qershorit dhe kreut të PS duken se janë ftohur. Kjo pasi ata kishin kërkesat e tyre në bazë të një marrëveshje parazgjedhore. Kjo ftohje në koalicion u vu re edhe në takimin para disa ditësh të liderit të PS me aletatët, ku u vu re mungesa e Gjinushit dhe Dules.
Shkrimi u botua sot në gazetën “Shqiptarja.com” (print) 02.08.2013
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com