GJIROKASTËR - Harron furnelën elektrike ndezur, e kjo për pak nuk i kushton jeten një 92-vjeçari në Gjirokastër, shtëpia e të cilit u përfshi nga flakët.

Mihal Doni është zgjuar nga gjumi nga thirrjet fqinjve, ndërsa ka konstatuar së banesa e tij në lagjen “11 janari” në qytetin e gurtë ishte nën pushtetin e zjarrit.

Menjeherë në vëndngjarje ka mbërrituar zjarrfiksja, ndërsa fillimisht është bërë nxjerrja nga banesa e të moshuarit, e më pas janë vënë flakët nën kontroll.

Si pasojë e zjarrit është djegur plotësisht njëra dhomë dhe korridori i banesës së 92-vjerçarit, i cili mësohet se jetonte i vetem.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)