Gjiri i Gramës, Rama: Si gjithnjë po ai magnet i parezistueshëm i Jonit

Gjiri i Gramës, në Gadishullin e Karaburunit është një ndër destinacionet e preferuara nga turistët vendas dhe të huaj në bregdetin e jugut të Shqipërisë.

Gjiri i Gramës gjendet në rrëzën e shpatit perëndimor të malit Rrëza e Kanalit, në perëndim të qytezës së Orikumit në rrethin e Vlorës.

Teksa qarkullojnë video në rrjetet sociale, se nuk ka shumë pushues këtë vit, kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga Gjiri i Gramës, duke treguar të kundërtën, teksa shkruan se, Gjiri i Gramës është një vend i cili preferohet të vizitohet nga turistë të shumtë.

“Gjiri i Gramës është si gjithnjë po ai magnet i parezistueshëm i Jonit. Mbushur me patronazhistë kuptohet, që i çuam nga deti me autobusa se me rrugë është ca si e pamundur”, shkruan Rama.

Gjiri detar shfrytëzohet si një plazh i vogël për të pushuar, ku drejt tij shkohet me rrugë tokësore, por edhe detare.

S.B/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cajup haxhiraj: 02/08/2024 06:35

    Po miro ram ky blendi ne faket celulari i blendit ku me dat 1 gusht oro 15-30 ka ber nj vidjo lajf nga gjiri grames ku aty nuk kishte sikur 1 pushues dhe ai plazh ishte i teri bosh thua te na mashtroj po telefoni nuk genjen o ram ose blendi do ket telefon anti shqipetar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja