Tërmeti vijon të lëkundë vendin dhe ai më i fundit është regjistruar në Gjirin e Lalzit, në Durrës në orën 10:20 të paradites së kësaj të diele. Sipas IGJEUM, tërmeti ka qenë me magnitudë 3.6 ballë i shkallës rihter. Mësohet se nuk ka pasur të lënduar dhe as dëme materiale nga lëkundjet e regjistruara pranë detit Adriatik.
Ndërsa më herët, gjatë orëve të para të mëngjesit janë regjistruar edhe 4 lëkundje të tjera në me epiqendër fshatin Kuraten në Durrës, Kashnjet në Lezhë dhe në Delvinë, por me intensitet të dobët, nga 2.1 deri në 2.7 ballë i shkallës rihter. Dy prej lëkundjeve kanë pasur si epiqendër Gjirin e Lalzit, ku është regjistruar edhe më i forti me 3.6 ballë.
Kujtojmë se prej disa ditësh Shqipëria është goditur nga një valë lëkundjesh të vazhdueshme, ku tërmeti që tronditi më së shumti dhe shkaktoi disa dëme materiale në banesa, ishte 5.1 ballë me epiqendër në Hamallaj, Durrës.

(Harta e 5 tërmeteve sipas IGJEUM)
Prej datës 4 korrik vendi ynë është goditur nga disa lëkundje sizmike, ku më i forti ka qenë ai në Hamallaj me magnitudë 5.1 ballë i shkalltës rihter. Epiqendra ka qenë kryesisht Durrësi me fshatrat Hamallaj dhe Gjiri i Lalzit, por lëkundjet janë ndjerë edhe në zona të tjera të vendit.
Këtë të diel janë regjistruar 5 tërmete, më i forti 3.6 ballë në Gjirin e Lalzit. Sizmiologu Rrapo Ormeni tha për Report Tv se nuk ka vend për panik. Lëkundjet e ditëve të fundit, tha ai, janë pasojë e goditjes së fuqishme të datës 4 korrik.
Është një pasgoditje, që mbas datës së tërrmetit 4 korrik. Të tilla lëkundje mund të vazhdojnë me javë. Por kjo ka qenë me intensitet më të lartë. Është magnitudë që ndjehet vetëm në zonën ku ka epiqëndrën. Por në sezonin veror nuk ka vend për panik, lëkundjet janë rralluar dhe nuk kanë intensitet të lartë.
Rrapo Ormeni, sizmiolog
Komente










S po e ben drejtesia le ta beje perendia sot por te jete MONIKA bashke me LIKEN.Do zoti nje ore e me pare.
PërgjigjuKa shpin meta me moniken
PërgjigjuAte qe spo e ben drejtesia pi e ben PERENDIJA POR ISHALLA JANE NEPER VILA GJITHE PASHALLARET E DEMOKRACISE DHETE FALA SATEME O ZOT RUAJ TE PA FAJSHMIT DHE FWMIJT TE TJRET NE HALE TE GOMAREVE VAFSHIN .
PërgjigjuPo presim finalen!
Përgjigju