Drita biologjike, e ashtuquajtur bioluminiscente, është një formë e dritës natyrore që prodhohet nga mikrorganizmat e gjallë, të quajtura dinoflagellates. Më shumë se 18 lloje të dinoflagellates janë bioluminiscente.
Për shkak të ndriçimit të këtyre mikroorganizmave, natën, në gjirin e mushkonjave, uji merr pamjen e një drite blu. Ky gji është shtëpia e përqendrimit më të madh të këtyre krijesave, me një numër prej 175.000 në një litër ujë.
Edhe pse janë të madhësisë mikroskopike, drita që prodhojnë këta organizma është 100 herë më e madhe se trupi i tyre, duke krijuar kështu një Aurora Borealis nënujore, që e bën Gjirin e Mushkonjave një vend përrallash.
Dinoflagellates reagojnë kundrejt ndryshimeve të mjedisit dhe ngjyra e dritës që prodhojnë shpesh herë alternohet midis blusë dhe jeshiles, mirëpo ky ndryshim zgjat një të dhjetën e sekondës.
Noti është i ndaluar në këtë gji, në mënyrë që edhe gjeneratat e ardhshme të mund të kënaqen me këtë spektakël nënujor, që konsiderohet si një prej 50 vendeve më “magjike” që ekzistojnë në botë.
[gallery]25807[/gallery]
d.gj/ Shqiptarja.com

i aksesueshëm përrallash










