Gjiri Persik, luftanija amerikane
hap zjarr ndaj anijes iraniane
Një anije e marinës amerikane që patrullonte në Gjirin Persik hapi zjarr në shenjë paralajmërimi ndaj një anijeje iraniane të Gardës Revolucionare, në momentin kur ajo iu afrua shumë pranë.
Një anije e marinës amerikane që patrullonte në Gjirin Persik hapi zjarr në shenjë paralajmërimi ndaj një anijeje iraniane të Gardës Revolucionare, në momentin kur ajo iu afrua shumë pranë.
Lajmi u konfirmua të martën për “Zërin e Amerikës” nga një zyrtar amerikan i mbrojtjes.
Anija amerikane “Thunderbird” gjuajti "disa të shtëna paralajmëruese" në drejtim të anijes iraniane kur kjo u afrua me shpejtësi brenda kufirit prej 140 metrash nga anija amerikane.
Të shtënat ishin masa ekstreme që ndërmori luftanija amerikane, pasi anija ushtarake iraniane nuk iu përgjigj thirrjeve me radio, përfshirë edhe pesë sinjalizime zanore nga anija e marinës amerikane, një simbol ndërkombëtar që paralajmëron rrezik.
Sipas zyrtarit amerikan të mbrojtjes, kur ndodhi incidenti, dy anije të rojes bregdetare të Shteteve të Bashkuara po patrullonin sëbashku me anijen “Thunderbird”.
Zyrtari i mbrojtjes e cilësoi incidentin "të rrezikshëm dhe joprofesional".
"Këto veprime të rrezikshme dhe provokuese nga iranianët nuk bëjnë asgjë, vetëm se rrisin në mënyrë të panevojshme rrezikun për gabime”, i tha zyrtari amerikan “Zërit të Amerikës”.
Muajin e kaluar, një anije ushtarake iraniane vuri në shënjestër me lazer një helikopter amerikan që po shoqëronte tre anije ushtarake amerikane në ngushticën e Hormuzit.
Zëdhënësi i flotës së pestë të marinës amerikane Bill Urban, tha se anija iraniane ndodhej 730 metra larg luftanijes amerikane Batan. /VOA
Redaksia OnlineEr.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4494
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan
15 Janar, 22:11
-
Muça: Ju iku Braimllari te PS! Basha i PL: Kush shkon te Rama përfundon në burg
15 Janar, 22:10
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Beograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39