Gjirokastër, bllokohen dhe
98 kg drogë, 1 në kërkim

Gjirokastër, bllokohen dhe <br />98 kg drogë, 1 në kërkim
GJIROKASTER- Operacioni Ngrica 2 sekuestron 98 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa. Kjo është sasia e dytë lënde narkotike që sekuestrohet brenda 2 ditësh nga policia e Gjirokastrës.

Operacioni është kryer në aksin rrugor Këlcyrë-Përmet. Automjeti i cili transportonte lëndën narklotike është vënë në ndjekje nga policia. Sapo ka pikasur policinë, drejtuesi i mjetit është kthyer mbrapsht duke u larguar menjëherë.

Në ndjekje e sipër drejtuesi i mjetit ka hedhur në ferra 98 pakot e mbështjella me letër natriban ku brenda tyre ndodhej lënda narkotike. Rreth 1 km më tutje drejtuesi I mjetit ka braktisur makinën dhe është larguar me vrap në drejtim të pyllit. Nga verifikimet paraprake policia identifikoi dhe shpalli në kërkim drejtuesin e mjetit, 26 vjecarin me inicialet V.A nga Këlcyra.

Lënda narkotike dhe automjeti janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale ndërkohë që po punohet për kapjen e autorit.
Dje u kapën 75 kg mariuanë dhe 4 persona u shpallën në kërkim.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Dyshohet se abuzuan seksualisht me një të mitur, 2 të arrestuar në Maliq

Korçë/ Dyshohet se abuzuan seksualisht me një të mitur, 2 të arrestuar në Maliq