Gjirokastër, Çuçi me ish drejtuesit
e PS:Kontributi juaj, gur themeli I PS

Gjirokastër, Çuçi me ish drejtuesit<br />e PS:Kontributi juaj, gur themeli I PS
GJIROKASTER-Kryesuesi i listës së Partisë Socialiste për qarkun e Gjirokastrës, Bledi Çuçi, zhvilloi sot një takim me ish drejtues dhe koordinatorë të Partisë Socialiste në këtë qark. Gjatë takimit, Çuçi vlerësoi kontributin e vyer të tyre përgjatë viteve si një gur themeli i paçmueshëm i Partisë Socialiste.
 
“Partia Socialiste është një parti që gëzon një emër të madh jo vetëm në skenën politike shqiptarë por edhe në familjen e madhe të Internacionales së partive socialiste të Europës. Por sado kontribute të japë nje gjeneratë si kjo e tanishmja dhe sado të mundohemi të bejmë transformime,  emri i madh merret vetëm kur ky kontribut dhe kjo perpjekje për një progres të shqipërisë jepet nga të gjitha gjeneratat dhe pa më të voglin dyshim, Partia Socialiste është e vetmja forcë politike që ka ditur në këto 27  vite të ketë një vazhdimësi në këtë trend progresist që i ka dhënë zhvillim Shqiperisë.  Ndaj sot jam shume krenar për këtë takim midis brezash.
 
Partia Socialiste nuk mund të bëheshe një forcë e padisukuteshme nqs këtë gjë nuk e kanë bërë të gjithë brezat që kane shoqëruar zhvillimin e kësaj partie. Ju jeni krenaria jonë dhe një themel shumë i rëndësishëm midis te cilit edhe puna jonë merr një vlerë specifike. Ndaj ju dedikoj nje mirenjohje shume te madhe ju falëndëroj shumë të gjithëve për kontributin tuaj”
 
Më tej, ish-ministri u ndal në rëndësinë e 25 Qershorit si datë vendimtare për të lejuar, sipas tij, vazhdimin e rrugëtimit Europian të Shqipërisë. Ai u shpreh se Partia Socialiste është e vetmja forcë e cila ka ndërgjegjien publike për të marrë përsipër kosto momentale për të realizuar aspiratën e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
 
“Besoj se të gjithë biem dakord se si asnjeherë tjetër, Europa është ajo që e ka shprehur shumë qartë qëndrimin ndaj Shqipërisë me deklarata të drejtpërdrejta që Shqipëria nënshkruan kontratën me BE në momentin që nis procesin e vettingut.
 
Përsëri, ne socialistet jemi ata që marrim persiper kostot momentale politike për t’a realizuar kete ëndërr dhe këtu dua të theksoj marrëveshjen qe kryeministri i vendit beri se fundi me kryetarin e opozites per t’a futur ne zjgedhje duke bërë lëshime, vetëm e vetëm që të realizonte pikerisht atë votim historik të pardjeshëm për filimin e procesit të vettingut. Këtë koshience politike ndaj shoqërise shqiptare vetem Partia Socialiste ka ditur ta ketë ndër vite dhe e tregoi më së miri edhe me marreveshjen e fundit.
 
Është pikërisht kjo koshiencë  që do të bëjë që në shtator, Kryeministri Rama të shkojë në Bruksel të nënshkruajë hapjen e negicatiave me BE dhe eshte detyra jonë e përbashkët qe t’u themi njerëzve pikërisht këtë gjë. Që 25 qershori nuk ështe votim rutinor por moment historik qe na ndan ose na bashkon me Europen.
 
Në fund të fjalës së tij, ai vuri theksin te vendosmëria e Partisë Socialiste për të çuar përpara reformën në drejtësi, pavarësisht bashkimit, sipas tij, të të gjithë zullumqarëve të Shqipërisë për t’ju kundërvënë kësaj reforme.

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Jason Derulo kapet 'mat' duke darkuar me një vajzë misterioze në Tiranë

Jason Derulo kapet 'mat' duke darkuar me një vajzë misterioze në Tiranë