Gjirokastër, Çuçi: Ndërtojmë rrugën
e Izvorit, përfitojnë 1 mijë banorë

Gjirokastër, Çuçi: Ndërtojmë rrugën<br />e Izvorit, përfitojnë 1 mijë banorë
Për afro 1 mijë banorë të Izvorit do të marrë fund vuajtja disa vjeçare e mungesë së infrastrukturës, falë ndërhyrjes së qeverisë shqiptare në sektorin 3 që lidh Agjencinë e Luftinjës me Izvorin, në Memaliaj.

Garancinë për ndërtimin e rrugës e dha gjatë një takimi me banorë të Izvorit, kryesuesi i listës së kandidatëve për deputete në qarkun Gjirokastër, Bledi Cuçi. 

“Dua t’ju bëj një premtimin të cilin me shumë dëshirë erdhi t’ua bënte Kryeministri, por për shkak të qametit të madh në atë ditë nuk arritëm ta bëjmë atë takim. Një premtim që me thënë të drejtën kryetari i Bashkisë më ka mërzitur me mesazhe, me telefonata, me email-e, por edhe seç keni një nip ju këtej që rri ne Tepelenë, që kur vinte kërkonte për Tepelenën më thoshte çfarë do bësh për Izvorin, se për Tepelenën kërkoj direkt mbështetje Kryeministrit, pra keni dy nga lobistët me të fuqishëm. Ja ku u them sot në buxhetin 2018 do fillojë rruga e sektorit të tretë deri në Izvor”, premtoi Çuçi.

Çuçi ftoi banorët e Izvorit që t’i japin përgjigje çdo dileme në ditën kur do të shprehin vullnetin e tyre në kutinë e votimit, duke i bërë vetes këtë pyetje.

“Mos mendoni dhe mos dëgjoni shumë retorika lart e poshtë se jemi në fushatë. Vetëm një gjë do mendoni atë ditë, kush mendoni ju se mund ta bëjë Shqipërinë një shtet dinjitoz dhe ta bashkojë me BE, Lulzim Basha ap Edi Rama? Vetëm këtë kini në mendje dhe shkoni të votoni në 25 qershor”,-tha Çuçi.

Në këtë takim elektoral të pranishmëve iu drejtuan me kërkesën për të votuar Nr.2 ne 25 qershor edhe kandidatët Laert Duraj, Matilda Çela dhe kryebashkiakët e Memaliajt dhe të Tepelenës.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë