GJIROKASTER- Një grup banesash në qytetin e Gjirokastrës, të braktisura nga pronarët për shkak të amortizimit dhe shembjes të vazhdueshme, janë kthyer në një kërcënim për jetën e banorëve dhe kanë dëmtuar imazhin e qytetit muze. Kanë qenë vetë pronarët e këtyre banesave që kërkojnë tani ndërhyrjen e shtetit për restaururimin dhe rikthimin e tyre në identitet, ose kthimin në prona publike.
Sipas burimeve zyrtare nga drejtoria e Monumenteve në Gjirokastër, në qytetin e gurtë në jug të vendit numërohen 12 banesa “monument kulture”, të cilat, pas rrënimit të vazhdueshëm, jo vetëm kanë humbur vlerat e trashëgimisë kulturore, por edhe përbëjnë një kërcënim për jetën e banorëve që jetojnë përreth dhe jo vetëm. Gjatë këtij dimri, disa nga këto banesa të gurta, të vlerësuara më parë si “monumente kulture” , sikurse ajo e Kokobobove, janë shembur tërësisht, duke kërcënuar edhe jetën e kalimtarëve, pasi ndodhen në qendra të populluara.
Në kushtet e largimit dhe braktisjes nga ana pronarëve, këta të fundit këmbëngulin dhe kërkojnë ndërhyrjen e shtetit për kalimin e këtyre shtëpive të braktisura në pronë publike, pasi vetëm kështu ato mund të rijetësohen dhe restaurohen. “Këto shtëpi, të braktisura prej vitesh, janë kthyer në gërmadha dhe jo vetëm që kanë humbur vlerat e tyre, por si shkak i shembjeve të vazhdueshme të mureve të gurta, ato janë kthyer në një shqetësim dhe kërcënim serioz. Në këtë rast shteti duhet të ndërhyrjë për t'i bërë prona publike dhe më pas t'i restaurojë ato”, thonë banorët në afërsi të banesë së shëmbur të Kolojve.
Gjatë një anketimi të zhvilluar së fundi nga Organizata për Mbrojtien dhe Zhvillimin e Gjirokastrës Historike (GCDO), lidhur me menaxhimin e banesave karakteristike, shumë prej banorëve kanë kërkuar shtetëzimin e banesave me rrezik shembje. Përgjatë këtij anketimi u intervistuan 60 banorë të qytetit të Gjirokastrës, të cilët dhanë opinionet e tyre në lidhje me mbrojtien dhe mirëmenaxhimin e banesave të gurta, ndërkohë që 23% prej tyre kërkuan që shtëpitë që janë drejt rrënimit të plotë, të kthehen në prona publike.
(sg/gk/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com