GJIROKASTËR - Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në rrjedhën e lumit Drino në Gjirokastër. Viktima është gjetur ditën e sotme nga kalimtarë të rastësishëm.
 
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta të policisë lokale që kanë nisur hetimet. Viktima dyshohet të jetë nga fshati i Derviçanit
 
Hetimet në lidhje me vdekjen e gruas janë duke vazhduar, ndërsa nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)