Një i ri është arrestuar në flagrancë nga blutë e Gjirokastrës pasi ka goditur me thikë në gjoks një moshatarin e tij.
Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se në pranga është vënë 20-vjeçari Denion Çobo, banues në Përmet.
Arrestimi i tij u bë pasi, në Përmet, pas një konflikti për motive të dobëta, Çobo ka goditur me thikë në pjesën e gjoksit duke i shkaktuar dëmtime të rënda 19-vjeçarit me iniciale D.J., banues në Përmet.
Menjëherë i plagosuri është dërguar në spitalin rajonal të Gjirokastrës, ku po i jepet edhe ndihma mjekësore, por raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com