Gjirokastër, kreu i MEGA-s vihet
 në krye të organizimit në PS

Gjirokastër, kreu i MEGA-s vihet<br /> në krye të organizimit në PS
Vendimi për të emëruar kryetarin e Partisë MEGA në krye të Shtabit të Partisë Socialiste për njësinë vendore në Dropull ka sjellë pakënaqësi në PS-në e Gjirokastrës. Vendimi është parë me skepticizëm nga socialistët duke parë se në zgjedhjet e shkuara MEGA nuk ka pasur një peshë të madhe në elektorat ku mori rreth 200 vota.

Madje edhe prej faktit se në zgjedhjet vendore minoritarët u ndanë në dy kampe të ndryshme, ku PBDNJ doli e pavarur ndërsa MEGA në zona të ndryshme, kërkoi mbështetjen si nga PS ashtu edhe nga PD.

Pandeli Toli është emëruar në detyrën e organizimit të Partisë Socialiste në Dropull prej koordinatorit të PS-së për zonën e jugut Koço Kokëdhima. Ndërsa duket se tashmë në këtë zonë kanë vijuar dhe përplasjet me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Përplasje që u panë dhe në zgjedhjet vendore ku LSI këmbënguli të kishte kandidatin e saj në Gjirokastër, ndryshe nga pretendimet e socialistëve se bashkia duhej t’i mbetej Partisë Socialiste.

Socialistët e Gjirokastrës kanë ngritur shqetësimin dhe për shkak se edhe i ati, Dhimitër Tole, ka qenë i lëkundur në bindjet e tij politike, duke kaluar si përfaqësues i PBDNJ dhe më pas me Partinë Socialiste si dhe me Partinë Demokratike. Pandeli Toli ka mbajtur postin e Sekretarit të Përgjithshëm në Prefekturën e Gjirokastrës në kohën kur PD ishte në pushtet. Ndërsa njihej si i mbështetur nga ish ministri demokrat, Spiro Ksera.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Rusia lëshon “shi” dronësh ndaj Kievit, Ukraina njofton se i asgjësoi! 6 orë bombardime, nuk raportohen viktima

Rusia lëshon “shi” dronësh ndaj Kievit, Ukraina njofton se i asgjësoi! 6 orë bombardime, nuk raportohen viktima