Gjirokastër, ndërtesa
në flakë, 2 familje pa strehë

Gjirokastër, ndërtesa <br />në flakë, 2 familje pa strehë
GJIROKASTER- Një ndërtesë tre-katëshe është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në lagjen Mangalat të Gjirokastrës.

Sipas policisë në ndërtesë banonin dy familje, ndërsa në momentin e rënies së zjarrit në banesë ndodhej vetëm Petref Mema me tre vajzat e tij, ndërsa familja tjetër, ajo e Edmod Rrapos, ishte larguar herët në mëngjes.

Policia dhe zjarrfikëset janë lajmëruar nga komshinjtë, por flakët janë përhapur me shpejtësi, duke bërë që ndërtesa të shkrumbohej plotësisht. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit. Një grup hetimor nisi hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, nga e cila fatmirësisht nuk pati të lënduar.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Në orët e pasdites pritet shtim i vranësirave... si parashikohet moti për sot

Në orët e pasdites pritet shtim i vranësirave... si parashikohet moti për sot