Tre automjete janë përplasur këtë të dielë në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër, në afërsi të një karburanti në Luzat.

Automjetet e përfshira në aksident janë makina me targa KS  0119 FE, në të cilin udhëtonin një çift bashkëshortësh nga Kosova, A.C 52 vjeçdhe A.C 45 vjeçe, të cilët kanë mbetur të plagosur, makina me targa AA 987 AN me drejtues B.M, 58 vjeç, i cili gjithashtu ka mbetur i plagosur, si dhe mjeti me targa TR 5674 K, me drejtues A.M, 54 vjeç i cili nuk pësuar dëmtime.

Tre të plagosurit janë drejtuar për në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës dhe mësohet se gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën. 

Redaksia Online
Shqiptarja.com