Gjirokastër, PD protestë para 
spitalit për shkarkimin e drejtorit

Gjirokastër, PD protestë para <br />spitalit për shkarkimin e drejtorit
PD ka kërkuar sot shkarkimin e drejtorit të Spitalit Rajonal të Gjirokastrës Krenar Kulla. Të rinjtë e Forumit Rinor të PD në Gjirokastër, janë tubuar sot në hyrje të godinës së spitalit rajonal duke denoncuar skandalin e plasur tre ditë më parë në media, ku sanitaret e spitalit, u shkarkuan nga detyra, pas një shorti të organizuar me letër me vrimë prej drejtuesit të këtij spitali.
 
Kreu lokal i PD së Gjirokastrës Roland Bejko, i shoqëruar nga përfaqësuesi i PD në qendër, Sekretari për Aksionin Qytetar, Ervin Salianji, ka renditur arsyet se përse Spitali i Gjirokastrs, meriton të drejtohet me profesionalizëm dhe jo nga banda në pushtet e drejtuar nga Ilir Meta dhe Edi Rama.
 
Ndërsa Salianji, ka ecur edhe më tej, duke kërkuar me ngulm dorëheqjen e drejtorit të spitalit Krenar Kulla pasi në të kundërt, aksioni opozitar nuk do të ketë kompromis deri në plotësimin e këtij kushti. Në të kundërt sipas Salianjit, demokratët, do të marrin fatet e veta në dorë duke i dalë për zot institucionit publik që mos të komandohet më nga banda e LSI Meta-Tavo.
 
Të rinjtë demokratë, më pas janë shpërndarë në mënyrë paqësore ndërkohë që forcat e rendit, kanë qëndruar në gatishmëri për të zmbrapsur çdo tentativë nga ana e të rinjve demokratë, për të hyrë me forcë në ambientet e brendshme të spitalit.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vigjilje Krishtlindjesh, Pastori Akil Pano: Ngjarja më e madhe në besimin e krishterë! Të hapim zemrën e të ndihmojmë njerëzit në nevojë

Vigjilje Krishtlindjesh, Pastori Akil Pano: Ngjarja më e madhe në besimin e krishterë! Të hapim zemrën e të ndihmojmë njerëzit në nevojë