Anëtarët demokratë dhe socialistë në këshillin bashkiak të Gjirokastrës kanë bashkuar votat për ti hequr mandatin e këshilltarit Bashkim Tolës, i cili vjen nga radhët e LSI-së dhe që mban njëkohësisht postin e Drejtorit të Ndërmrrjes së Ujësjellësit.
 
Për shkarkimin e Bashkim Tolës votuan pro 17 këshilltarët e PD dhe PS, ndërsa 5 anëtarët e LSI votuan kundër.
 
Kanë qenë këshilltarët e PS ata që kanë propozuar kohë më parë heqjen e mandatin për Bashkim Tolën me argumentin kishte papajtueshmëri mes këtij funksioni dhe postit si drejtor i ndërmarrjes së ujësjellësit.
 
Kujtojmë së Bashkim Tola mandatin e këshilltarit e fitoi nën siglën e PS-së, ndërsa kur u emëruar drejtor i Ujësjellësit vendosi ti bashkëngjitej LSI-së.


dy.b/shqiptarja.com