Kryeministri Rama ka vizituar sot pikën turistike të Viroit në Gjirokastër ku ka inspektuar punimet për kthimin e parkut në një qendër çlodhëse për banorët. Investimi për Parkun e Viroit arrin shifrat 2.1 milionë euro.
 
Kryeministri Rama shoqërohet në këtë inspektim nga ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erjon Veliaj dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj.
 
Pas vizitës në Parkun e Viroit, Rama do të vizitojë edhe rrugët e kalldremta në lagjen Varrosh dhe Palorto në të hyre te banesës së gjeniut të letrave Ismail Kadare në Gjirokastër.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)