Gjirokastër-Pas rrëshqitjes së dheut ku rrezikohet të shembet një pallat dhe disa shtëpi private, pritet vendimi për evakuimin e banorëve.
/Shqiptarja.com
Pas verifikimeve dhe konstatimeve të çarjeve jo shumë larg pallatit, pritet të dalë urdhri për evakuimin emergjent të 15 familjeve të pallatit në Gjirokastër.
Banorët e alarmuar kanë bërë thirrjeve për ndihmë dhe për zgjidhjen e situatës. Kryetarja e Bashkisë Zamira Rami ka reaguar dhe ka shkuar në vendngjarje për të parë situatën.
Redaksia Online
A.Gj/Shqiptarja.com







