Gjirokastër, sekuestrohen 5.3 kg
drogë, policia prangos vëllezërit 

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Gjirokastrës, pasi iu është gjetur një sasi prej 5.3 kilogram lëndë narkotike e dyshuar si kanabis sativa.
 
Sipas policisë, bëhet e ditur se, lënda narkotike është sekuestruar pas operacionit të koduar “Kabriole” përmes të cilit janë kapur dy vëllezërit Arben Memajdini 32-vjeç e Dorian Memajdini 25-vjeç dhe Arbër Petrani , 24 vjeç.

Arbër Petrani në bashkëpunim me dy miqtë e tij do të kryenin një transport lënde narkotike nga Këlcyra për në Gjirokastër dhe më pas për në qytetin e Sarandës.
 
Në vendin e quajtur "Ura e Leklit" dhe ‘Dragot’ në automjetin "Fiat Punto" me targa HMH 4943 dhe pas tij në një distancë prej 300 metrash lëvizte automjeti "BMV" me targa AA 494 DU, të dy mjetet lëviznin në drejtim të Urës së Dragotit.

Në vendin e quajtur "Kthesa" e fshatit Kodër është bërë ndalimi i mjetit "BMV" ku drejtues i mjetit "BMV" rezultoi Arbër Petrani. Në vendin e quajtur "Ura e Leklit " është bërë ndalimi i mjetit "Fiat Punto" , ku drejtues ishte Arbër Memajdini dhe pasagjer vëllai i tij Dorjan Memajdini".

Nga kontrolli i mjetit BMV rezultoi se në pjesën e serdiles së pasme u gjet një qese,ngjyrë e zezë me lëndë të dyshuar Cannabis Sattiva me peshë 5.3 kg.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Plagosje, aksidente dhe dhunë në familje, 12 të arrestuar brenda 24 orëve në Tiranë! Një i vdekur dhe 5 të plagosur