Pasi Report Tv zbuloi se si punojësit e institucionit publik, inspektorët e Antiduhanit shpërdoronin detyrën, ato sot po përballen në seancën gjyqësore me akuzat që rëndojnë mbi ta.
Të gjithë inspektorët e Antiduhanit të Gjirokastrës, kanë dalë para gjyqit për t’u mësuar me akuzat që rëndojnë mbi ta në grup “Shpërdorim Detyre”.

Séanca e parë është pasi më shumë se gjysma e inspektorëve të Antiduhanit, nuk kishin avokatë mbrojtës dhe të gjendur në këto kushte, gjykata u ka pajtuar avokat të paguar nga shteti.

Prokurori i çështjes Emror Kasaj, ka dosjen voluminoze ndaj të 13 inspektorëve të Antiduhanit përfshirë kryeinspektoren Ina Cani, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre ku nëse gjenden fajtorë, ligji parashikon dënim me burg nga 3-7 vjet.  Gjyqtari i çështjes Arben Dosti, në kushtet kur jo të gjithë inspektorët ishin të pambrojtur, ka caktuar seancën e ardhshme pas dy javësh dhe njëkohësisht u ka caktuar avokat të paguar nga shteti pasi ata nuk kanë të holla për të paguar avokat.

Ngarkimi ndaj të 13 inspektorëve të Antiduhanit ka bërë bujë dhe Report TV, ishte media e parë që zbuloi këtë fenomen të paprecedent sesi punonjësit e një institucioni publik, ngarkohen penalisht për shpërdorim detyre. 

e.gj/Shqiptarja.com