Gjirokastër, skuadra vullnetare
për parandalimin e vatrave të zjarrit

Gjirokastër, skuadra vullnetare<br />për parandalimin e vatrave të zjarrit
GJIROKASTER- Me rritjen e temperaturave, në qarkun e Gjirokastrës ka nisur marrja e masave për parandalimin e vatrave të zjarreve. Për herë të parë, grupe vullnetarësh nga çdo njësi administrative janë trajnuar për parandalimin e zjarreve gjatë sezonit të verës.

Kjo nismë e ndërmarrë nga Drejtoria e Shërbimit Pyjorë në Gjirokastër synon krijimin e skuadrave vullnetare në zonat më të prekshme nga zjarret. Skuadrat përbëhen nga vetë banorët e njësive vendore, për të ndërhyrë sa më shpejt në vatrat e zjarreve deri në ardhjen e zjarrëfikesve. 

Gligor Dushi specialist i Shërbimit Pyjor në Gjirokastër për tv A1 Report thotë se këto skuadra janë ngritur në çdo njësi të qeverisjes vendore.
“Janë trajnuar nga ana jonë dhe janë të gatshme të ndërhyjnë në çdo moment. Ata duhet të kenë parasysh që zjarrin ta kapin në momentin e parë sa të shfaqet. Në cdo komunë janë krijuar patrullat e vrojtim sinjalizimit të rasteve të vatrave të zjarri, si dhe janë sqaruar skemat dhe mënyra e ndërhyrjes” – shton Dushi.   

Në dy vitet e fundit, Qarku i Gjirokastrës, ka qenë më i godituri nga zjarret, kryesisht në kullota dhe pyje. Dëmet kanë qenë mjaft të konsiderueshme sidomos në kullota ku u shkrumbuan rreth 110 ha dhe rreth 70 ha pyje. Më të prekura kanë qenë kurorat e gjelbëra të Pogonit, Zagories në Gjirokastër si dhe në zonën e Majkoshit në Tepelenë, ku u dogjën dhjetra rrënjë ullinj, si dhe vreshta e drurë frutorë.


Gligor Dushi

(Foto:
Gligor Dushi, specialist i Shërbimit Pyjor në Gjirokastër)

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin