Gjirokastër: Spitali pa serume, faji
i firmave fituese të tenderëve

Gjirokastër: Spitali pa serume, faji<br />i firmave fituese të tenderëve
Në pikun e temperaturave të larta ditët e fundit ku termometri shënon 38 gradë C, Spitali Rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër, vuan mungesën e serumeve. Mjeku i urgjencës Hysni Lluka, konfirmon për Tv “A1 Report” se situata është tejet kritike pasi bëhet fjalë jo për një rast të lokalizuar, por për një sërë rastesh që kërkojnë trajtim të domosdoshëm dhe ndërhyrje ambulatore me serume.
 
Këto të fundit nuk gjenden dhe janë me pakicë, ndërkohë që rastet në urgjencë të të moshuarve apo fëmijëve që kërkojnë trajtim me serume, janë të shpeshta ditët e fundit. Për mjekun Lluka, nuk dihet sesi duhet të veprohet në kësi rastesh me mungesë totale të serumeve.
 
Kambana e alarmit për mungesën e medikamenteve në këtë spital është dhënë mjaft herë edhe nga vetë pacientët, të cilët detyrohen t’i blejnë vetë çdo medikament që mungon në këtë institucion për hir të shpëtimit të jetës.
 
Vonesa nga firma që ka fituar tenderin, është arsyeja e vetme e mungesës totale të serumeve ndërkohë që tenderët janë kryer në kohën kur ky spital, drejtohej nga LSI.
 
Ajo çka është thelbësore është fakti që një spital rajonal si ai i Gjirokastrës që mbulon Tepelenën, Përmetin, Gjirokastrën e shumë herë edhe Sarandën e Delvinën, nuk duhet të vuajë mungesën e medikamenteve, pasi çdo jetë është e shtrenjtë.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin