56 vjeçari është dërguar me urgjencë në spital, por me gjithë ndihmën mjekësore të dhënë rreth orës 08.30 minuta ka ndëruar jetë në spital.
Nga kqyrja e kufomës rezultoi se në trupin e shtetasit Andrea Toska , nuk kishte shenja dhune a dëmtime të tjera përveç asaj në kokë si pasojë e përplasjes në kalldrëm.
Nga ekspertiza mjeko-ligjore rezultoi se shkaku i humbjes së jetës ishte konsumimi i tepërt i alkoolit.
Mësohet se 56 vjeçari duke qenë i alkoolizuar nuk ka mundur të vazhdojë rrugën për në banesë dhe për pasojë ka ngrirë nga të ftohtit, pasi ka qenë në shi për rreth 3 orë. Ai ka qenë i divorcuar dhe njihej si përdorues i alkoolit .
sg/shqiptarja.com(
