GJIROKASTER - Një student i vitit të tretë i Universitetit “Eqerem Çabej” në Gjirokastër, është arrestuar nga policia e këtij qarku pasi vidhte sendet personale të tre studentëve në konvikt në janar në bashkëpunim me dy vajza të cilat ndiqen në gjendje të lirë. Kështu në pranga të policisë ka rënë i shpalluri në kërkim I.Kutullari ndërsa dy vajzat me inicialet K.K dhe E.L. po ndiqen në gjendje të lirë nga policia.
Mësohet së të tre studentët e akuzuar kanë vjedhur sendet personale të tre studentëve në konvikt gjatë janarit. Ndërkaq vijojnë hetimet nga policia për zbardhjen e plotë të ngjarjes, dhe të vjedhjeve të kryera më parë në konviktin e universtitetit “Eqerem Çabej”.
Redaksia Onilne
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com